E ngarkuara e SHBA-së takon anëtarët e KLP-së: Veproni me integritet, merrni vendime në dobi të sistemit pavarësisht sfidave e presioneve

E ngarkuara e SHBA-së takon anëtarët e KLP-së: Veproni me integritet, merrni vendime në dobi të sistemit pavarësisht sfidave e presioneve

Foto nga takimi i Nancy VanHorn me anëtarët e KLP-së

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mesazhin që u është përcjellë e dërguara e SHBA-së nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.

Gjithashtu në këtë takim Nancy VanHorn garantoi dhe mbështetjen e mëtejshme të SHBA-së për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri.

"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi. Ajo nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve. Së bashku, ne jemi të angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri", thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.

 

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë

Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë