Zgjedhja e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me Mirela Bogdanin, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), institucion që do të marrë të dy këto vendime, dhe i kërkoi meritokraci.
Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet”, shkruan në reagim e BE-së në Shqipëri.
"Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet”, shkruhet në reagimin e BE-së në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Nancy VanHorn drejtuesja e ambasadës amerikane në Tiranë, foli përkrah Altin Dumanit në një konferencë kundër krimit të organizuar dhe kërkoi që pasuesi i tij në krye të SPAK, të ruajë të njëjtin integritet.
"Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme. Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së", tha VanHorn.
Vanhorn përsëriti prioritetin e SHBA-ve në luftën kundër organizatave kriminale dhe trafikut të drogës dhe vlerësoi punën e SPAK në këtë drejtim. Ajo tha se puna e SPAK, në luftën kundër trafikut të drogës, ka trajtuar edhe fenomenin e financave të paligjshme dhe pastrimit të parave.
"Partneriteti ynë me SPAK-un, i ndërtuar mbi një themel besimi dhe angazhimi me Departamentin tonë të Drejtësisë, tregon ndikimin e bashkëpunimit efektiv. Përmes këtij partneriteti, SPAK shënjestron kriminelët këtu dhe në Amerikën e Jugut. Një hetim i muajit korrik çoi në kallëzimin penal të 16 të dyshuarve dhe sekuestrimin e gjashtë tonëve drogë me vlerë 411 milionë euro. Muajin e kaluar, SPAK-u shkatërroi grupe që trafikonin mbi 32 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.", tha VanHorn.
Kur KLP zgjodhi Altin Dumanin në krye të SPAK, 3 vjet më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shkoi personalisht në mbledhjen ku u krye votimi.
Fjala e plotë e të Ngarkuarës me Punë të SHBA në Shqipëri:
Mirëmëngjes, përshëndetje të gjithëve. Mirëmëngjes, Kreu i Prokurorisë së Posaçme Dumani, Drejtor Nallabati, Ambasadorë Tarran dhe Kamitsi, miq dhe të ftuar. Faleminderit OSBE-së, Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Ligjzbatimit (INL) të Departamentit Amerikan të Shtetit për organizimin e kësaj konference. Jam e nderuar që jam këtu me ju sot.
Temat e kësaj konference – lufta kundër organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës – janë ndër prioritet më të larta për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, pasi të dyja minojnë sigurinë globale, paraqesin rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë dhe kërcënojnë stabilitetin në mbarë botën.
Zbatimi i ligjit është një nga thirrjet më të larta të një shoqërie, dhe si oficerë policie, prokurorë dhe hetues me përvojë, ju e dini sa vendimtare dhe sa e vështirë është lufta kundër organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës. Ndaj do doja t’ju fu falënderoja sinqerisht në emër të popullit amerikan që rrezikoni jetën tuaj për të sjellë kriminelët para drejtësisë dhe që keni marrë kohë nga puna juaj e rëndësishme për të ndarë praktikat më të mira këtu sot.
Grupet kriminale të Ballkanit janë në gjendje ndryshimi; ato përshtaten; ato përdorin komunikime të koduara, financa të paligjshme dhe lidhje korruptive. Ashtu si grupe të ngjashme në të gjithë botën, ato janë të dhunshme, duke rrezikuar qytetarët dhe duke gërryer besimin në institucionet publike.
Dhe, siç e dini, shtrirja e tyre shkon përtej Ballkanit; ato janë në fakt ndërmarrje globale.
Grupet kriminale ballkanike janë madje edhe pranë Amerikës, pasi janë gjithnjë e më të përfshira në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut. Siç kanë treguar hetimet, kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës së Jugut – kartele që Presidenti Trump i ka përcaktuar si organizata terroriste; janë grupe që përmbytin Shtetet e Bashkuara dhe Europën me droga të paligjshme.
Krimi dhe drogat e paligjshme kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe Presidenti Trump ka kërkuar që çdo politikë dhe dollar ndihme të çojnë përpara interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Trump gjithashtu ka udhëzuar qeverinë tonë të punojë drejt eliminimit të plotë të grupeve të krimit të organizuar, dhe ky është fokusi ynë. Për ta arritur këtë, ne do të thellojmë bashkëpunimin me qeveritë që përputhen me këtë nivel fokusi dhe angazhimi. Puna jonë do të bazohet në interesa të përbashkëta konkrete, jo në fraza boshe apo ideologji, siç ka theksuar Sekretari Rubio.
Programet tona të ligjzbatimit në Ballkan theksojnë rezultatet dhe ndarjen e barrës – duke pasqyruar politikën tonë të jashtme “Amerika e Para”. Dua të theksoj se “Amerika e Para” nuk është “Amerika e vetme”. Nëse do të mund të luftonim të vetëm krimin e organizuar dhe narkotikët, nuk do të ishim këtu sot, duke punuar për një zgjidhje rajonale.
Partneriteti ynë me SPAK-un, i ndërtuar mbi një themel besimi dhe angazhimi me Departamentin tonë të Drejtësisë, tregon ndikimin e bashkëpunimit dhe kordinimit efektiv. Përmes këtij partneriteti, SPAK shënjestron kriminelët këtu dhe në Amerikën e Jugut. Një hetim i muajit korrik çoi në kallëzimin penal të 16 të dyshuarve dhe sekuestrimin e gjashtë tonëve drogë me vlerë 411 milionë euro. Muajin e kaluar, SPAK-u shkatërroi grupe që trafikonin mbi 32 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.
Puna e SPAK-ut trajton gjithashtu një aspekt tjetër të krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve: financat e paligjshme dhe pastrimin e parave. Shuma të mëdha të ardhurash të paligjshme të pastruara në të gjithë këtë rajon minojnë rritjen e vërtetë ekonomike. Këto përpjekje forcojnë sigurinë e Shqipërisë, por ato gjithashtu na ndihmojnë të luftojmë kartelet në pragun e Amerikës që dobësojnë kufirin tonë, që përmbytin komunitetet me drogë dhe që kontribuojnë në emigracionin e paligjshëm në vendin tonë.
Pra, siç shumë prej jush e dinë, Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Dhe ky partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Dhe së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar.
SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u gjithashtu, sigurisht, i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv, jashtëzakonisht efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet sepse mandati i tij ka përfunduar. Dhe procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.
Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër.
Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së.
Ju falënderoj sërish për guximin, për përkushtimin tuaj ndaj vendeve dhe qytetarëve tuaj. Besoj se kjo konferencë do të forcojë aftësitë tuaja dhe do t’ju ofrojë mjete të reja në luftën tuaj të vazhdueshme dhe të guximshme kundër krimit të organizuar. Faleminderit.

Mirela Bogdani dhe Silvio Gonzato
Në dhjetor të këtij viti, Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të këtë një drejtues të ri, pasi Altin Dumanit, i mbaron mandati. Në lidhje me këtë, ambasadori i BE-së në vendin tonë Silvio Gonzato, u takua me kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani, për të diskutuar në lidhje me këtë proces të rëndësishëm.
Në një postim në rrjetet sociale, zyra e BE-së në Tiranë, shkruan se do ta ndjekin nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, teksa theksojnë se do të vazhdojnë të mbështesin të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.
“Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet”, shkruan në reagim e BE-së në Shqipëri.
Ndërsa po ashtu nënvizohet se BE-ja do të vazhdojë të asistojë KLP-në me ekspertizën e tyre më të mirë, për të ndihmuar Shqipërinë që të përmbushë standardet e BE-së.
“KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së”.
Komente











