Një situatë sa e vështirë, por edhe qesharake ka ndodhur me futbollistin e Milanit Timo Bakayoko. 27-vjeçari është ndalur në rrugë nga policia dhe është kontrolluar imtësisht nga policë të cilët mbanin armë në duar. E gjitha për shkak të një ngatërrese.
Teksa një prej policëve po i bënte kontroll të imtësishëm një tjetër afrohet dhe i thotë se ky person është futbollisti i Milanit. Nga reagimi duket qartë se polici i parë nuk e ka njohur mesfushorin, ndërsa më pas kur e kupton vendos ta lërë të lirë.