Një grua nga SHBA është dënuar më plot 99 vite burg, ndërkohë që gjykatësja e ka quajtur 'mostër', pasi kishte keqtrajtuar të bijën dhe më pas i kishte ngjitur duart pas murit.

Vitin e shkuar Elizabeth Escalon, 23 vjec, rrahu të bijën dhe ia ngjiti duart tek muri i banjos, pasi vajza 2 vjeç nuk përdorte dot WC-në dhe lagte krevatin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia e gjeti vajzën e vogël në koma dhe me duart e gjakosura, pasi ishte munduar t’i shkëpuste nga muri. Menjëherë pas kësaj policia lëshoi urdhër arresti për gruan.

Escalona e kishte goditur të bijën me shkelma, shpulla dhe më pas i kishte ngjitur duart pas murit me ngjitës 'Super Glue' dhe e gjitha kjo vetëm sepse vajza 2 vjeç lagte krevatin.

Vogëlushja Jocelyn kishte pësuar hemoragji celebrale për shkak të goditjeve, dhe kishte rënë për dy ditë në koma.

(ed.ka/shqiptarja.com)