E nxorri padashje “BILD” shkrimin apo i bleu Dorian Duçka me një drekë në Tiranë?
Shkëlzen Berisha dhe Dorian Duçka
Gazeta bulevardeske gjermane “BILD”, ka publikuar një shkrim me fakte të paqena një ditë më parë, për lidhjet e ish-agjentit të FBI, McGonigal, me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Shkrimi u fshi pa mbushur ora.
Portali i familjes Berisha, që e ngriti protestën mbi këtë shkrim, duke qenë se u botua pikërisht një ditë para protestës, ka një shpjegim brilant, ose më saktë dy.
Fillimisht thotë se shkrimi u botua padashje.
Pastaj në të njëjtin shkrim, thotë se në fakt shkrimi është hequr pasi Dorian Duçka ka urdhëruar një redaktore të “BILD”, të cilën e ka takuar në Tiranë, ta heqë shkrimin.
Pra kjo redaktorja, qenka aq e fuqishme, sa nuk pyet as për pronarë, as për drejtor e as për kryeredaktor, dhe mund të fshijë shkrime të gazetës, me kokë të vet.
“Gazetarët që kishin përgatitur shkrimin thanë se shkrimi do kthehet të shtunën pasi ishte publikuar aksidentalisht përpara kohe.
Por SYRI ka mësuar se Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës dhe personazhi kryesor i këtij shkrimi, ka tentuar që të bllokojë shkrimin në fjalë.
Burimet thanë se dyshohet se Duçka ka përdorur një redaktore të gazetës BILD për të fshirë shkrimin. Bëhet fjalë për redaktoren e politikës pranë kësaj gazete, Karina Mossbauer.
SYRI ka siguruar një foto të Duçkës me këtë gazetare. Ajo është parë disa herë në Tiranë në shoqërinë e Duçkës.
Burimet thanë se ajo është parë në restorant Padam së bashku me Duçkën, Taulant Ballën dhe një person që prezantohet si shef i zbulimit gjerman për Ballkanin”, shkruan portal i familjes Berisha.
Tani duhet ta ndajnë mëndjen cilit version t’i qendrojnë, atij që shkrimi u botua padashje, apo atij që bleu Dorian Duçka redaktoren e “BILD” dhe e fshiu ajo shkrimin./ Tema
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare
2 Janar, 18:52
-
Media gjermane “BILD”: Zbuloni gjithçka rreth traditave dhe kulturës së vendit mesdhetar, Shqipërisë
22 Qershor 2024, 16:11
-
VIDEO/Me kunatin e Duçkës në makinë : Ilir Meta emëron në parti kushurinjtë e tij
18 Prill 2024, 13:20
-
Bardhi padi shtesë në SPAK për çështjen e McGonigal: Rama u përfshi në marrëdhënie korruptive me ish-zyrtarin e FBI-së
18 Mars 2024, 15:18
-
Berisha-Rama dhe dosja McGonigal, si Korea e Veriut që mundi Brazilin 10-0 në finalen e Botërorit
17 Shkurt 2024, 16:03
-
Basha: McGonigal lidhje me aferën e inceneratorëve, padi në SPAK! Rama e pagoi për të më goditur! Spiropali: S'i shpëton dot parave ruse
17 Shkurt 2024, 13:00
-
McGonigal dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë
16 Shkurt 2024, 22:41
-
Dosja e Mc Gonigal/ Agron Neza paraqitet në SPAK, merret në pyetje për 6 orë (VIDEO)
22 Janar 2024, 11:58
-
'Rama qëndroi në hotelin e Donald Trump' U shpenzuan mijëra dollarë, çfarë thuhet në raportin e Kongresit amerikan
4 Janar 2024, 23:51
-
‘Djepi’ i sherrit në Kuvend? Si iu refuzuan 8 komisione hetimore opozitës nga mazhoranca! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ligji i ri i PS
2 Dhjetor 2023, 11:25
-
Dorian Duçka, djali i hallës së Ilir Metës mbi katër orë në SPAK! I pyetur për çështjen Mc Gonigal
26 Tetor 2023, 15:10
-
Mero Baze: Pse fenomeni 'McGonigal', tani është më i rrezikshëm për Berishën
27 Shtator 2023, 19:08