Berisha-Rama dhe dosja McGonigal, si Korea e Veriut që mundi Brazilin 10-0 në finalen e Botërorit

Berisha-Rama dhe dosja McGonigal, si Korea e Veriut që mundi Brazilin 10-0 në finalen e Botërorit

Sali Berisha dhe Edi Rama

Pak vite më parë, media shtetërore në Korenë e Veriut, stisi një lajm sikur skuadra e futbollit e vendit komunist, fitoi Botërorin e Rusisë, ku në finale mundën Brazilin me një rezultat të thellë 10 me 0. Në mungesë të një medie alternative, të aksesit në internet apo të platformave të tjera informative, koreano-veriorët jetojnë nën një regjim që mund të bëjë gjithçka me ta, përfshi edhe mashtrime të këtilla, ndaj ata besojnë se vërtet e kanë fituar atë përballje në futboll.

Ky nuk është rasti i Shqipërisë, në të cilin, përveç medias shtetërore, ka edhe një mori televizionesh private, ka gazeta, portale, burime alternative informacioni, ka akses të plotë në të gjitha platformat e internetit, emisione investigative, televizione opozitare, analistë të pavarur që kanë të gjithë mundësitë për të thënë gjithçka, të pangacmuar prej askujt.

Mirëpo, rasti “McGonigal” është paraqitur i trilluar dhe është interpretuar sikur ka qenë një komplot i organizuar kundër Sali Berishës, gjë që çoi edhe në shpalljen e tij “Non grata”. I tillë vijon të paraqitet edhe sot, kur gjithçka ka dalë në dritë dhe kur faktet janë bërë publike.

Madje, kur në SHBA McGonigal mori dënimin nga Gjykata Federale e Washingtonit, me 28 muaj burg “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarë që mori nga shqiptari-amerikan Agron Nezaj dhe mosdeklarim të kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, përveç “Zërit të Amerikës”, asnjë nga televizionet nuk u mor të trajtonte dhe të sqaronte çështjen ashtu siç ishte në të vërtetë dhe jo ashtu siç ato e kishin interpretuar për një kohë të gjatë.

Në ekranet e televizioneve tona nuk është lënë gjë pa thënë për financimet ruse të PD-së dhe të Lulzim Bashës, çfarë nuk është trilluar për lidhjet e Bashës me rublat ruse, janë harxhuar orë të tëra televizive për të stistur këto lidhje, madje “Foltorja” dhe e gjithë tymnaja 2-vjeçare e saj u ngrit mbi premisën e shitjes së Bashës te Rama dhe te financimet ruse të tij, pastaj janë bërë emisione që e lidhin “non gratën” e Berishës pikërisht me rastin McGonigal, duke e paraqitur si një kompot ndaj tij dhe si një rast që dëshmon korruptimin e SHBA-ve, edhe pse, në thelb, dënimi i McGonigal tregon të kundërtën.

Ndonëse jetojmë në dy realitet diametralisht të kundërta me atë të Koresë së Veriut, rasti i “McGonigal” nxjerr në pah edhe një herë aftësinë manipulative që ka media e keqpërdorur dhe e financuar nga lekët e pushtetit 30-vjeçar të korrupsionit.

Të gjendur pas faktit të kryer, pas dënimit dhe pas hapjes së letrave, tashmë, është e qartë se komploti McGonigal ka qenë i organizuar nga Edi Rama kundër Lulzim Bashës, ka qenë i stisur për të goditur kreun e opozitës në Shqipëri, Lulzim Bashën, për ta lidhur atë me financimet ruse dhe, mbi këtë akuzë dhe komplot, Sali Berisha ka manipuluar për një kohë të gjatë demokratët, duke i shtënë si mish për top, duke u marrë me njëri-tjetrin dhe duke e shkatërruar opozitën dhe dekurajuar nervin popullor të besimit te opozita në vend.

Ramën dhe Berishën i ka bashkuar rasti “McGonigal” për të sulmuar në kohë të ndryshme, por për arsye të njëjta, Lulzim Bashën. Pas hapjes së letrave në SHBA, kjo është e vërteta për të cilën sot do duhet të flisnin të gjithë./Marrë nga facebook

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RËXHËP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/02/2024 18:31

    Po Sali Bajga ka të drejt të ëndëroi Koren e Veriut se vet sekretar partie ka qen. E në të ashuquajturën demokraci vetëm ka vrar e ka vjedhur më keq se Kim Irseni i Kores së Veriut. Prandaj kot që mereni me këtë lloi vemje me emrin Sali wc Bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar