E operuar 3 herë nga tumori në kokë. Historia e dhimbshme e Alketës që i shpëtoi vdekjes: Si më ndihmuan kurat e Ylli Merjes

Alketa Schindla është një tjetër paciente e doktor Ylli Merje-s e cila tregon historinë e saj se si u shërua përmes bimëve mjeksësore. Ajo jeton prej më shumë se dy dekadave në Gjermani, ndërsa gjatë jetës së saj është përballur me shumë sëmundje. Kryesore mbeten 3 herë diagnostikim me tumor në kokë. Operacionet dhe sëmundja e tumorit bënë që Alketa të merrte shumë ilaçe të cilat I lehtësonin dhimbjen e kokës, por nga ana tjetër kishin efekte anësore, duke I dëmtuar zorrën dhe stomakun:

‘’Kam ikur që në 2 korrik të 90’-së në Gjermani dhe jetoj aty, kam pasur shumë sëmundje të komplikuara. Po e filloj me tumorin e parë, para 15 vjetësh, I cili duhej operuar, tumori ishte në kokë sikurse kishte edhe një pjesë kisti likuid I themi ne, I cili duhej operuar, për këtë arsye e kam të paralizuar gjysmën e fytyrës. Mbas një viti më doli prap tumor në thelbin e trurit, kishte kapur pjesën e trurit të madh. Mbas 15 vjetësh  më del prap tumor në kokë, hera e tretë që më shfaqej tumori, pata marrje mendsh u sëmura shumë. Unë merrja shumë medikamente, shumë ilaçe, shumë tableta në ditë, me këto ilaçe që më ndihmonin për këtë pjesë, më shkatërronin zorrën dhe stomakun dhe më shfaqet koliti ulçeroza, plagë në zorrë’’ rrëfeu ajo.

Pasi dëgjoji për kurat bimore të mjekut popullor Ylli Merja, ajo vendosi që t’i provonte në mënyrë që të qetësonte të paktën sëmundjet e shkaktuara në zorrë dhe stomak, të cilat rezultuan shumë të sukseshme duke e ndihmuar atë, të kuronte këtë problem shëndetësor me të cilin ka habitur edhe mjekët gjermanë.

“Unë i besova produkteve të dr. Yllit se më thanë që janë pa efekte anësore.Fillova kurën me një çaj të thjeshtë , I ndarë në paketa të vogla 2 minuta zierje njëkohësisht me vajin e lule basanitdhe vajin e farave të egra.Ndërsa për veshin se kisha dhimbje,  aplikoja vajin e ilikrisit me pika, ishte një qetësues shumë I mirë sepse ilacet që merrja më trullosnin” tha ajo.

Nga ana tjetër pas diagnostikim me tumor, Alketa kishte edhe një kist në kokë, të cilin sipas saj e kishte shëruar përmes disa bimëve si dredhëza që ia kishte sygjeruar dr. Ylli, duke bërë që kisti të përthahej pa nevojën për operim

“Më 17 Mars unë jam operuar në Gjermani, në rezonancë që duhet ta bëja para se të operohesha, pata një kist në kokë dhe mbasi u operova, 9 orë operacion  më thotë doktori ‘Kistin nuk ta gjeta, tumorin e hoqa, po kisti ku ishte’? . Unë isha lidhur ndërkohë me doktor Yllin dhe më thotë që ‘ ne kemi dredhëzën dhe aloaarboreshente’ kështu që unë I mora këto kura dhe skishte shans që mjeku ta gjente më kistin që kisha në kokë dhe I thash ‘ marr gjëra shumë të mira bimore që atë kist që kisha në kokë ma përthau’ domethënë një sukses që vetë doktorat I habiti” u shpreh ajo ndër të tjera.

Tashmë ajo gëzon shëndet të plotë, duke munduar tumorin dhe gastritin uleçeroz.

“Para tre javësh shkoj në një spital në Gjermani dhe I them doktorit që dua të shikoj zorrën dhe dua të bëj një koloskopi me kamera dhe nuk e dua me narkoz dhe kur e kam parë zorrën time si bluza jote e bardhë ai me thotë ‘ cfarë ka ndodhur me kolitin’ I thash doktorit që unë marr disa cajra dhe kam dy vjet e gjysëm që nuk I marr më ilacet. Por e pash me sytë e mi që zorra ishte e bardhë, e pastër  pa plagë dhe ndjehem mire” përfundoi ajo.

SHËNIM i REDAKSISË: Cdo i semurë ka vecoritë e tij, ndaj për raste të semundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sygjeruar një kurim për çdo person.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen