E përplasi një automjet tre ditë më parë pranë Universitetit të Sporteve në Tiranë, vdes në spital biznesmeni i njohur. Biznesmeni nga Tepelena, Gëzim Memlika, 58-vjeç ka ndërruar jetë një ditë më parë.
Mësohet se pronari i markës së këpucëve “Buffalo” nuk mundi t’u bëjë dot ballë plagëve të marra nga aksidenti pasi u godit nga një automjet tip "Volkswagen Golf". Memlika mori plagë të rënda në kokë pas përplasjes nga automjeti.

(Gëzim Memlika, biznesmeni që humbi jetën)
Në profilin e 58-vjeçarit në rrjetet sociale, të afërmit e miqtë kanë bërë postime prekëse, duke shprehur kështu dhimbjen për këtë ndarje të parakohshme të biznesmenit të njohur.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com