E pabesueshme, ekipi gjerman aktivizoi 11 lojtarë me të njëjtin mbiemër

E pabesueshme, ekipi gjerman aktivizoi 11 lojtarë me të njëjtin mbiemër

Historia e pabesueshme e SpVg Niederndorf II, ekipi i dytë i qytetit gjerman të Freudenberg, që luan në ligën amatore lokale të Gjermanisë. Në ndeshjen e luajtur kundër Littfeld II, për herë të parë në historinë e futbollit gjerman, u aktivizuan 11 lojtarë me të njëjtin mbiemër: Uebach. Por nuk mbaron me kaq. Gjithashtu trajneri, rezervat dhe drejtuesit kishin të njëjtin mbiemër. Nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim apo shaka. Në listën zyrtare të paraqitur nga ekipi figuronin 20 persona me emrin Uebach.

Shpjegimi për këtë histori është i thjeshtë. Shumë lojtarë, natyrisht janë të afërm me njëri tjetrin, por Uebach është një mbiemër shumë i përhapur në këtë zonë, pasi këtu rrjedh lumi Uebach-Strasse, që historikisht i ka dhënë emrin e saj qindra familjeve që banojnë në këtë zonë.

Një histori e çmendur kjo e Niederndorf, e cila shënon një precedent shumë kurioz në historinë e ligës gjermane dhe një nga ngjarjet më argëtuese të të gjitha kohërave.

Por bukuria e këtij tregimi u shkatërrua shpejt nga drejtësia sportive, e cila anulloi rezultatin përfundimtar 11-3, duke i dhënë fitoren në tavolinë ekipit tjetër për shkak se 4 Uebach (nuk dihet se kush ) ishin "huazuar" nga ekipi i parë , me të cilin ata kishin luajtur tashmë gjatë fundjavës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap