Në Korenë e Jugut ka filluar të përhapet një fenomen i ri, i cili njihet si "Mukbang".

Mukbang nënkupton bashkimin e fjalëve ushqim dhe transmetim, dhe kështu çdo natë me mijëra ndjekës në Korenë e Jugut ulen çdo natë para ekranit të kompjuterit, për të ndjekur faqen"Afreeca TV", ku të rinj hanë darkën para web-kamerave dhe bisedojnë me shikuesit në chat.

Shikuesit që të bisedojnë me transmetuesit duhet t’u dhurojnë atyre monedha virtuale që blihen me para të vërteta, 10 cent secila.

kore e jugut

Dy nga arsyet pse ky fenomen ka pasur sukses janë, së pari,shtimi i personave që jetojnë pa familjen në Korenë e Jugut e që kërkojnë shoqëri. Së dyti, duke parë dikë që ha, mbase mban dietë dhe e shuan dëshirën, për të ngrënë vetë.

Në vitin 2013, më i suksesshmi nga ngrënësit fitoi 250 mijë dollarë për një vit.
kore

Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com