Gjatë udhëtimeve aventureske në Kenia ndodh shpesh që kafshë të llojeve të ndryshme të afrohen dhe të të vështrojnë teksa ecën me 'Jeep', por habia më e madhe ka ndodhur me këtë turist. 

Gjatë udhëtimit të tij, ishte dikush edhe më kurioz se ky i fundit, që nuk mjaftohej vetëm me një kundrim nga jashtë.

Një gepard kureshtar ka 'kërcyer' brenda në makinë dhe ka vështruar 'mikun e tij' të ri, që qëndronte si i ngrirë duke ruajtur kontaktin me sy me kafshën e bukur. 

Fotografia është realizuar nga një tjetër turist, prezent në makinë, David Horsey.

gatopard

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)