ILLINOIS, SHBA - Një gropë gjigande është hapur në mesin e një kompleksi fushash futbolli në Illinois në SHBA.
Në pamjet e publikuara këtë të premte në "X", duket momenti kur shembja "gllabëron" fushat edhe në të nuk mund të zhvillohet aktivitet pa një ndërhyrje të madhe.
Fusha u fundos duke krijuar një gropë 30 metra të gjerë dhe 9 metra të thellë. Për fat të mirë askush nuk ishte aty në momentin kur ndodhi ngjarja, siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë. Besohet se fushat janë vendosur në një terren që më herët ka qenë një zonë miniere dhe për këtë shkak rrëshqitja e dheut ka qenë masive.
Giant sinkhole open up at park in Illinois pic.twitter.com/pQ7PkmyIMo
— OMGThatsInteresting (@omg_interesting) June 28, 2024