E pabesueshme! Ja në ç'vend
 mësuesit paguhen me pula

E pabesueshme! Ja në ç'vend<br /> mësuesit paguhen me pula
Një qytet në Uzbekistan ka vendosur të paguajë mësuesit e shkollave me pula në vend të parave.
 
Autoritetet në Nukus, i “shpërblejnë” ata me zogj pule të freskët për shkak të mungesës së parave në bankat e vendit, raporton Radio Ozodlik.
 
Një mësues e shpjegon vendimin si “të turpshëm” dhe  thotë : “Vitin e kaluar na paguan me patate, karrota dhe kunguj. Këtë vit kanë vendosur të na paguajnë me pula në vend të rrogës. Nëse ne kemi nevojë për zogj pule mund t’i blejmë ato në treg me një çmim shumë më të lirë”.
 
Një tjetër burim tha se zogjtë janë vlerësuar 2.50 USD secili për qëllim pagese, më shumë se dyfishi i vlerës në tregjet e zonës.
 
Uzbekistani ka luftuar për vitet me radhë mungesën e parave, duke shkaktuar mungesa të mëdha dhe të rënda në rroga e pensione.

Redaksia Online
(m.ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon