Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Hungarisë, duke vendosur diktatin në Formula 1. Edhe pse ishte i dyti në nisje, kampioni në fuqi i botës kaloi Hamiltonin që në kthesën e parë dhe më pas nuk e lëshoi pozitën, për suksesin e shtatë radhazi.
Në vendin e dytë u pozicionua Lando Norris i McLaren, teksa Red Bull me Sergio Perez siguroi edhe vendin e tretë në podium. Me 281 pikë, Verstappen mban kreun e pilotëve, duke lënë pas shokun e skuadrës Perez me 171 të tilla. Pas tyre Alonso i Aston Martin me 139 pikë dhe Hamilton i Mercedes me 133 pikë.
Duket se Verstappen po shkon drejt suksesit të tretë si kampion bote në F1, teksa ka vendosur "diktatin" në garat e shpejtësisë. Me dy pilotë që mbajnë kreun, edhe për konstruktorë Red Bull prin me 452 pikë, me 11 fitore dhe 17 podiume këtë sezon. Shumë pas Mercedes, që me 233 pikë mban pozitën e dytë.
Në garën e së dielës për t'u evidentuar edhe një incident, që solli humor mes pilotëve. Të ndodhur në podium për çmimet, Lando Norris që u rendit i dyti, theu pa qëllim trofeun e Max Verstappen. Duke hapur shishen e shampanjës, Norris përplasi fort tavolinën, çka bëri që edhe tofeu të rrëzohej dhe të thyhej.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
53%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1005
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Formula 1 hyn në epokën e re, revolucioni dhe ndryshimet që do ndodhin në vitin 2026
18 Dhjetor, 15:26
-
Dimri i vetmisë së madhe për Lewis Hamilton: Do e hedh telefonin në kosh dhe s'do flas me askënd
11 Dhjetor, 11:39
-
Formula 1/ Lando Norris bëhet '1-shi', kampioni i ri i shpejtësisë ndërron numër
10 Dhjetor, 12:11
-
Formula 1/ Fitoi titullin e parë kampion në karrierë, sa u shtua llogaria e Lando Norris gjatë sezonit 2025?
9 Dhjetor, 14:30
-
Formula 1/ Lando Norris me McLaren kampion bote për herë të parë, zbret Verstappen nga froni pas 4 vitesh! Titulli me 'fotofinish'
7 Dhjetor, 15:29
-
Kampioni i Formula 1 shpallet me ‘fotofinish’, Max Verstappen merr ‘pole-position’ për garën e fundit të Abu Dhabit
6 Dhjetor, 18:21
-
Formula 1/ Titulli kampion vendoset në garën e fundit, llogaritë e tre pretendentëve për trofeun
2 Dhjetor, 12:06
-
Rikthehet McLaren, Piastri i merr kreun e 'Sprintit' Norrisit! Verstappen 'tërbohet' me Red Bullin
29 Nëntor, 09:27
-
Mercedes i kënaqur me italianin Kimi Antonelli, Toto Wolff: Është ajo që prisja
27 Nëntor, 14:39
-
Formula 1/ 'Stuhia në shkretëtirë', Ferrari dhe Mercedes 'arbitrat' e Kampionatit Botëror?
26 Nëntor, 14:32
-
FIA skualifikon zyrtarisht dy makinat McLaren pas garës së Las Vegasit, fillon 'lufta' për titullin kampion në Formula 1! Verstappen 24 pikë pas
23 Nëntor, 11:36
-
Formula 1/ Norris 'pole position' në Las Vegas, ndjek Verstappen! Ferrari katastrofë, Leclerc i nënti dhe Hamilton i fundit
22 Nëntor, 08:57