50 milionë gaforre 'kanibale' bllokojnë rrugët e qyteteve në Australi

50 milionë gaforre 'kanibale' bllokojnë rrugët e qyteteve në Australi

Gaforret e kuqe

Miliona gaforre të kuqe nisën migrimin e tyre vjetor drejt oqeanit për t’u shumuar në ishullin piktoresk të Krishtlindjeve në Australi, duke pushtuar rrugët dhe duke i bllokuar për orë të tëra.

Pamjet e pabesueshme tregojnë gjallesat me ngjyrë të kuqe të ndezur që zbresin nëpër fshatra, në atë që konsiderohet, si një nga migrimet më të mëdha të kafshëve në planet, pamje të cilat nxitën edhe kuriozitetin e vendasve dhe turistëve.

Çdo vit, sipas ekspertëve vlerësohet se rreth 50 milionë gaforre dalin nga pylli pas reshjeve në tetor ose nëntor dhe shkojnë në oqean për t'u çiftuar. Gaforret në përgjithësi hanë gjethe, fruta, lule dhe fara, por kanë edhe një anë të errët pasi ata hanë edhe vegjlit e tyre, duke u cilësuar si gjallesa kanibaliste.

Fotografitë dhe videot e shpërndara nga Parks Australia tregojnë mijëra e mijëra gaforre që vrapojnë nëpër rrugë dhe ura të ndërtuara posaçërisht.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë