ITALI - Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë turneut 'Master 1000' të Romës në tenis. Gjatë të mërkurës që ishte bërë e vështirë për shkak të shiut, duke sjellë vonesa, ndeshja e fundit e mbrëmjes, çerekfinalja mes Luciano Darderit dhe Rafael Jodar, u ndërpre për më shumë se 20 minuta.

Ndodhi në fund të setit të parë, kur spanjolli po kryesonte 6-5 dhe po fitonte 15-0. Shkak i kësaj ndërprerjeje ishte tymi i fishekzjarreve të hedhura në stadiumin “Olimpico”, ku u luajt finalja e Kupës së Italisë mes Interit dhe Lazios, fituar 2-0 nga zikaltërit.

Tymi mbërriti deri në “Foro”, duke shkaktuar probleme në sistemin elektronik të arbitrimit, kështu që ndeshja u ndërpre për më shumë se 20 minuta. Pas një beteje prej 3 orësh e tetë minutash, Darder arriti të fitonte ndaj Jadar dhe të kualifikohej për në gjysmëfinale të 'Master 1000' të Romës. Ndeshja u mbyll në orën 2:02 të mëngjesit të kësaj të enjteje.