Një gol spektakolar është shënuar pasditen e sotme në ndeshjen Tërbuni-Kukësi që u luajt në Pukë, teksa portieri I ekipit vendas ka realizuar një gol nga porta në portë.

Ka qënë minuta e 10 e ndeshjes kur gardiani pukjan. Klajdi Kuka, ka shkelmuar fort topin, I cili ka ndaluar vetëm në rrjetën e portierit kundërshtar.

Supergoli ka entuziamuar të pranishmit në stadiumin e Pukës, por gëzimi s ka zgjatur shumë pasi miqtë kanë barazuar shpejt dhe kanë kaluar në avantazh.


Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com