Dolores Leis një grua fermere, 64 vjeç, në Spanjë është bërë e famshmë pas publikimit në rrjetin social nga një gazetar që raportonte në Spanjë për ngjashmërinë e saj me presidentin amerikan Donald J. Trump. Ndërkohë që shikimet kanë qenë të larta si edhe komentet për ngjashmërinë e saj kur ajo ka qenë duke punar tokën në fshat nnjë fshat në Spanjë. Fermerja Dolores Leis është e martuar prej 40 vitesh dhe madje ajo nuk ka përdorur kurrë telefon në jetën e saj.
“Fotoja ime duket se paska shkuar shumë larg. Unë them është për shkak të ngjyrës së flokëve të mi”. “Nuk kam qenë kurrë kurioze për të pasur një telefon, por i shoh kur vajzat më tregojnë gjëra. Ato thotë se kjo foto do të më bëjë të famshme, por nuk e kuptoj përse”, tha Dolores Leis për La Voz de Galicia.