Para që fluturojnë anembanë aeroportit; kjo ka ndodhur në Schiphol, Hollandë, ku krejt papritur, një shqiptari i është hapur valixhja, e cila mbante brenda afro 50 mijë euro.

Lajmi në fjalë është bërë me dijeni nga televizioni WNL.

Mësohet se 30-vjeçari kish’ fluturuar nga Spanja drejt Holandës dhe aktualisht akuzohet për pastrim parash.

Pas incidentit, ku një lum kartëmonedhash flutuan në ajër.

Shqiptari u arrestua menjëherë në aeroport duke mos dhënën asnjë shpjegim për paratë që mbante në valixhe.