E pamundur të dihet goditja e radhës/ Kjo është njësia sekrete ruse që do të destabilizojë Europën

E pamundur të dihet goditja e radhës/ Kjo është njësia sekrete ruse që do të destabilizojë Europën

Fushata për destabilizimin e Moldavisë u ndoq nga helmimi i një tregtari armësh në Bullgari, dhe nga një përpjekje për grusht shteti në Mal të zi. Ndërsa një vit më parë, një ish-spiun rus u ekzekutua në Britani duke u helmuar me agjent nervor, dhe para se të dilnin shenjat e gishtave të pjesëtarëve të Shërbimit Sekret rus, autoritetet e trajtuan si një rast të izoluar, si sulme pa lidhje.

Perëndimorët tani po mendojnë se të gjitha këto janë vepra të koordinuara të Rusisë, bashkë me shumë të tjera, pjesë e një përpjekjeje të mirë-organizuar me synimin për të destabilizuar Europën. Dhe ky mision është duke u drejtuar nga një njësi sekrete ruse, e specializuar për sabotim dhe asgjësime personash.

Grupi njihet me emrin Njësia 29155, dhe ka të paktën 10 vite që vepron, edhe pse perëndimorët e kanë pikasur vetëm kohët e fundit. Madje, zyrtarët e perëndimit thonë se është  pamundur të dihet se ku dhe kur do të jetë goditja e radhës.

Por qëllimi i kësaj njësie vërteton edhe një herë se Putin është duke e luftuar me shumë forcë perëndimin, me një kombinim të larmishëm sulmesh si propaganda, hakimi, keqninformi i masës e madje përballja e hapur ushtarake.

“Them se e kemi harruar se sa të ashpër mund të jenë rusët”, tha Peter Zwack, një ish agjent i shërbimit sekret, tashmë në pension.

Zyrtarët rusë u janë shmangur pyetjeve të gazetarëve mbi këtë çështje, ndërkohë që agjencitë perëndimore kanë nisur të krijojnë  një ide se si është arkitektura e GRU-së, shërbimit sekret të Rusisë.

Zyrtarët amerikanë thanë se dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, njësitë kibernetike të GRU-së hakuan serverët e Komitetit Kombëtar Demokratik dhe fushatën e presidentes Klinton, dhe më pas publikuan komunikimet e tyre të brendshme, të cilat i vinin personat e përfshirë në vështirësi.

Vitin e shkuar, Robert S. Mueller III, i cili drejtoi hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016,  akuzoi me dhjetëra oficerë nga ato njësi, dhe u tha se ekipet e hakimit vepronin nga zyrat e Moskës, me mijëra kilometra larg shënjestrave.

Ndërsa oficerët e Njësisë 29155 udhëtojnë rregullisht nëpër Europë, dhe disa janë veteranë nga luftërat më të përgjakshme të Rusisë, si Afganistani, Çeçenia dhe Ukraina.

Veç kësaj, kjo njësi duket se është krijuar si një komunitet i lidhur. Një foto e vitit 2017 tregon Major Gjeneralin Andrei V. Averianov te dasma e së bijës, nën shoqërinë e kolonelit Anatoli V. Çepiga, një nga oficerët e akuzuar në Britani për helmimin e ish spiunit rus, Sergei V. Skripal.

Top Channel 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!