E pandehur nga SPAK/ Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës rrezikon 7 vite burg, dëm të konsiderueshëm ekonomik edhe shtetit

Ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal, "Shpërdorimi i detyrës". Ajo tashmë është njoftuar për akuzën nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili bëri me dije se ka përfunduar hetimet në ngarkim të dhe ka çuar në GJKKO çështjen, duke e marrë të pandehur ish-kryebashkiakken. GJKKO pritet të hedhë shortin dhe seanca e parë ndaj Ramit pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Një tjetër detaj që rëndon akuzën për ish-kryebashkiaken e LSI në Gjirokastër, Zamira Rami, është se veç dëmit ndaj qytetarëve, sipas SPAK ajo ka shkaktuar edhe dëm ekonomik ndaj shtetit pasi qytetarët e dëmtuar kanë fituar gjyqin duke u kompensuar pas prishjes së ndërtimeve me leje pa të drejtë. Dëmi ekonomik është afro 6 milion lekë. Hetimet nga SPAK për Zamira Ramin kanë nisur pasi Prokuroria e Gjirokastrës ka transferuar procedimin e nisur atje. Rami është kallëzuar nga personat e dëmtuar, Dritan Sako dhe Teodorti Xhai.

Ish-kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami dhe një nga objektet e prishura

Neni 248 i Kodit Penal

Shpërdorimi i detyrës (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja