Një histori e pa dëgjuar më parë ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë dy të mitur. Një 13-vjeçar dhe një 17-vjeçare.
13-vjeçari dyshohet se trafikonte emigrantë të paligjshëm me një makinë të vjedhur, për një shumë prej 350 eurosh, të cilën do t'i mblidhte për një linjë nga Kavalla në Selanik. Këtë e ka bërë të ditur e dashura e tij 17-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjetin në të cilin do të trafikonin emigrantët. Ajo ka kërkuar dhe flaje para hetuesve ditën e sotme kur ka rrëfyer ngjarjen.
Sipas mediave greke 17-vjeçarja më në fund është lënë e lirë me kusht që t'i jepet kujdestaria e të miturve, ndërsa i mituri tjetër, drejtuesi i mjetit 13-vjeçar është në kërkim nga autoritetet policore, pasi ka mundur të arratiset.
Ky rast i trafikut të paligjshëm të emigrantëve u zbardh nga policia e Selanikut, kur pasditen e së shtunës së kaluar një makinë që lëvizte në Egnatia Odos (në rrugë me pagesë Analipsi) u pikas me tre emigrantë nga Siria. Drejtuesi i mjetit, 13-vjeçari nuk ka ndalur në sinjalin e policisë, por ka vazhduar me shpejtësi dhe ka pasuar një ndjekje. Më në fund ai është përplasur me hekura mbrojtëse, për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë njëri prej emigrantëve të paligjshëm.
17-vjeçarja është arrestuar në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është zhdukur. Duke kërkuar falje, ajo tha para hetuesve nuk dinte asgjë për transportin, ndërsa mjeti i përdorur, sipas saj, është i tezes dhe e kanë marrë pa pëlqimin e saj.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11391
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë kundërshtojnë planet për reduktimin e ushtrisë
14 Shkurt, 20:10
-
Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë
14 Shkurt, 19:28
-
U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja
14 Shkurt, 19:26
-
Greqi/ ‘iPhone’ zbulon përdhunimin e turistes suedeze në plazhin e Platanias, shqiptari dënohet me mbi 11 vite burg me formë të prerë! Vjedhja zbërtheu krimet
14 Shkurt, 10:00
-
Grabitja e 4 mln eurove 17 vite më parë nga një bankë në Greqi, 2 shqiptarët e Kosovës në kërkim! Mbanin nga dy identitete, njëri i arrestuar në Francë (EMRAT)
14 Shkurt, 08:55
-
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë shqiptari, në gjendje të rëndë kunati
13 Shkurt, 14:01
-
Konstantinos Tasoulas zgjidhet presidenti i ri i Greqisë
12 Shkurt, 11:36
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në kërkim një 22-vjeçar! Vijon puna për identifikimin e tjetrit
11 Shkurt, 10:17
-
Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini: Tërmet 6 ballë që rrafshon ndërtimet, vullkan dhe tsunam
10 Shkurt, 10:45
-
Greqi/ Masakra e ish-kandidatit të ‘Agimit të Artë’, pamjet me kallash në dorë dhe depo e armëve! Rrëfimi para vetëvrasjes: I qëllova me revole në kokë dhe kaq ishte (FOTOT)
10 Shkurt, 08:28
-
Sizmiologët grekë: Mbi 11700 tërmete në Santorini dhe Amargos që nga 26 Janari, rekordi më 6 shkurt me 1400 lëkundje në ditë! Intensiteti në rënie
9 Shkurt, 18:16
-
Greqi/ Ish-kandidati i 'Agimit të Artë' bën masakër në Larisa, ekzekuton 2 borxhlinjtë dhe më pas vetëvritet! Avokati: Më la amanet funeralin, ishte i sëmurë rëndë (EMRI+VIDEO)
9 Shkurt, 13:17
Oj bela, 13 vj…e dashura 17 vj…Hahahaha
Përgjigju