E papritur, klubi i Premier League rikthehet në garë për Armando Brojën

E papritur, klubi i Premier League rikthehet në garë për Armando Brojën

Armando Broja

Armando Broja vuan një lëndim në tendinën e akilit dhe Ipswich në Premier League u tërhoq nga gara për të, kjo pasi ofroi gati 33 milionë euro për ta marrë në huazim me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

Tanimë, në orët e fundit të afatit kalimtar të verës, Ipswich ka bërë prapakthehu duke kërkuar sërish shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar. Broja u dëmtua me Chelsean në turneun veror në SHBA dhe klubi i sapongjitur në Premier League kërkon të ulë kërkesat në më pak se 30 milionë paund.

Te Chelsea kanë qenë të qartë dhe i kanë kërkuar Brojës që të sistemohet në një ekip të ri, ndërsa nëse gjen akordin me Ipswich, ky do ishte huazimi i katërt për të, por këtë herë klubi i ri do ketë të drejtën e blerjes.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë, Meloni: Kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale

Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë, Meloni: Kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale