1763730921_1707325938gjykatakushtetuese.jpg

Qeveria ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankimin ndaj vendimit të GJKKO për të pezulluar nga detyra Belinda Ballukun si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kjo lëvizje vetëm pak pas deklaratës të kryeministrit Edi Rama, e para për këtë çështje, të mbajtur në konferencën për shtyp pas samitit për Planin e Rritjes. Rama tha se e respektojnë vendimin e gjykatës, por shtoi se do e çojnë në Kushtetuese se ishte një cenim i pushtetit të ekzekutivit.

Ndërkohë, dje qeveria i ka hequr Ballukut edhe të drejtën e firmës.


Lajmi kryesor:

Pezullimi i Ballukut/ Qeveria i heq të drejtën e firmës, por ankimon vendimin në Kushtetuese! Rama: Ndërhyrje brutale, por do ta zbatojmë! Vendi mbetet pa zv.kryeministër