TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, duke e quajtur një vendim antidemokratik dhe një akt brutal që ndërhyri në pavarësinë e ekzekutivit. Kreu i qeverisë shprehu edhe njëherë qartë qëndrimin e tij se në asnjë rast nuk do të luftohet kundër drejtësisë, duke theksuar se edhe në këtë rast vendimi për pezullimin e Belinda Ballukut do të respektohet.
Por, Balluku nuk do të zëvendësohet nga dikush tjetër. Qeveria do ta zbatojë vendimin e GJKKO-së, pa e shkarkuar atë nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe ndërkohë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Report Tv ka mësuar se dje qeveria ka vendosur heqjen e së drejtës së firmës për Ballukun duke i ndaluar edhe fytjen në zyrë. Me ankimin që tashmë është depozituar në Kushtetuese, qeveria kërkon që të interpretohet nëse GJKKO mund të pezullojë nga detyra një anëtar qeverie.
“Mbrojta e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante sa kjo situatë për të cilën po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen në kushtetuese. Do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres por do të shkojmë të mbrojmë pavarësinë e pushtetit ekzekutiv në Gjykatën Kushtetuese. Për periudhën që flasim (deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese) qeveria nuk do të ketë zv.kryeministër dhe ministër të infrastrukturës së energjisë”, tha Rama.
Kryeministri e quan të gabuar ndërhyrjen e SPAK dhe GJKKO për të urdhëruar pezullimin e një ministri. Në konferencën krah Marta Kos pas samitit për Planin e Rritjes, kryeministri tha se vendimi i GJKKO-së është shfaqje e një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike.
“Pezullimi nga detyra i një ministri në këtë rast edhe zv.kryeministrit, drejtpërdrejtë për drejtimin e qeverisë është shfaqje e këtyre dobësive, të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike. Rast unikal në historinë e Europës dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit. S’ka ndodhur kurrë një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie”, tha Rama.
Me gjithë konsideratat kundër këtij vendimi të drejtësisë, socialistët nuk do ta tradhtojnë krijesën e tyre, siç e quajnë ata strukturën speciale.
“Nëse një prokuror special dhe një gjykatë special i shkallës së parë të speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e një kryeministri dhe parlamenti prej nga buron mandati i qeverisë, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësor edhe në këtë rast ekstrem”, vijoi kryeministri.
Belinda Balluku ka një bashkëpunim gati 3 dekada me Edi Ramën, dhe ju bashkua qeverisë së tij si ministre në vitin 2019. Që nga ajo kohë, ajo mban portofolin me të madh qeveritar.
Me vendim të GJKKO-së Ballukut i është ndaluar edhe dalja jashtë shtetit dhe i është bllokuar pasaporta. Balluku me vartësit akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.
Këshilli i Ministrave nuk ka humbur kohë por e ka dërguar menjëherë kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për çështjen Balluku.
Katër janë kërkesat e qeverisë në dokumentin e firmosur nga Kryeministri Rama, i cili si fillim kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet tij dhe qeverisë që ai drejton nga njëra anë dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga ana tjetër.
Kushtetuesja në këtë rast do të duhet të sqarojë nëse një gjykatë mund të pezullojë një anëtar qeverie, duke qenë se propozimin e ministrave Kushtetuta ia njeh si ekskluzivitet Kryeministrit.
Në kërkesë argumentohet se ky është një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë.
Pasi të sqarojë mosmarrëveshjen e kompetencave, Qeveria kërkon nga Gjykata shfuqizimin e vendimit të GJKKO për masën ndaj Ballukut, vetëm për pjesën e pezullimit të saj nga detyra e zv. kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Masa tjetër e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit nuk ankimohet.
Deri në këtë vendim përfundimtar, Këshilli i Ministrave kërkon që Kushtetuesja ta pezullojë fuqinë e vendimit të GJKKO dhe Balluku të rikthehet menjëherë në pozicionet e saj.
Në fund Këshilli i Ministrave kërkon një interpretim fundor nga ana e Gjykatës Kushtetuese të pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës i cili thotë se “Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit”.

Në argumentimin e shkurtër në objektin e kërkesës së depozituar në Gjykatë Kushtetuese qeveria thotë se “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal”. Pra që neni 242 i Kodit të Procedurës që thotë se pezullimi nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, të zbatohet edhe për ministrat.
Për këtë kërkesë Kushtetuesja ka caktuar relator të çështjes anëtarin e saj Sandër Beci, ndërsa pritet një shqyrtim me urgjencë për shkak të rëndësisë së veçantë, sidomos të vendimit të ndërmjetëm për pezullimin e efekteve të vendimit të GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut.
Objekti i ankimimit të qeverisë:
Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. 2. Shfuqizimin e vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GjKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. 3. Pezullimin e efekteve të vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. 4. Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.”

Qeveria ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankimin ndaj vendimit të GJKKO për të pezulluar nga detyra Belinda Ballukun si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kjo lëvizje vetëm pak pas deklaratës të kryeministrit Edi Rama, e para për këtë çështje, të mbajtur në konferencën për shtyp pas samitit për Planin e Rritjes. Rama tha se e respektojnë vendimin e gjykatës, por shtoi se do e çojnë në Kushtetuese se ishte një cenim i pushtetit të ekzekutivit.
Ndërkohë, dje qeveria i ka hequr Ballukut edhe të drejtën e firmës.

Belinda Balluku dhe Edi Rama
Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të zbatojnë vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se dje, qeveria i ka hequr me VKM Ballukut edhe të drejtën e firmës, pasi janë njohur me vendimin e gjykatës. Tashmë, Balluku nuk mund të shkojë as në zyrë. Ndërkohë, qeveria i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për një interpretim final, nëse gjykata ka të drejtë të pezullojë një anëtar qeverie nga detyra.
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, vijoi komentin për çështjen e Ballukut, teksa tha se nuk ka ndodhur asnjëherë në BE që të ndodhë një gjë e tillë dhe të cenohet pavarësia e ekzekutivit. Ai tha se PS do të vijojë të jetë garante e pavarësisë së drejtësisë edhe pse është prekur vetë padrejtësisht.
“U soll këtu BE, si një pikë referimi se çfarë duhet të ndodhë. Nuk ka qëndrim uniform në BE, por ajo që është më e rëndësishme sesa kjo është që nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet, unike në historinë e Evropës, duke qenë të zgjedhur. Nuk bën vaki në BE që kryetari i bashkisë të merret nga zyra dhe të çohen në burg, pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë, nuk bën vaki në BE, që sçc e thotë jo qeveria e Shqipërisë por Komisioni i Torturës i Strasburgut, një vend të ketë më shumë të paraburgosur sesa njerëz të gjykuar të burgosur me gjyq. Në këtë pikë, besoj se të gjithë duhet të bëjmë punën dhe të luajmë rolin tonë. Ne kemi tonin, roli ynë është që të jemi garant të kësaj pavarësie të drejtësisë që Shqipëria po njeh për herë të parë në historinë e vet, ta mbrojmë këtë pavarësi të gjyqësorit edhe kur rëndon mbi në formën e një padrejtësie sipas nesh, që e përsëris nuk ka të ngjashme në Evropë dhe të respektojmë kufirin tonë, pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur por nga ana tjetër, të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre. Nuk mund të hyjmë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur, kjo vlen edhe për pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ. ", tha Rama.
Më tej, ai tha se duhet luftuar kultura e kthimit të institucioneve të drejtësisë në "sallone mediatike". Theksoi më tej se sa të jetë ai në krye të qeverisë nuk do të lejojë që të ketë luftë me drejtësinë apo synime për të kundërshtuar akuzat e bëra nga drejtësia. Por, shtoi Rama, nuk duhet lejuar që të humbasë rendi kushtetues në vend.
"Iu them miqësisht që kultura e gjyqeve popullore dhe e organizimeve nëpër salla që dikur ishin salla teatrosh e vatrash kulture, sot janë sallone mediatike për të dhënë dënime bazuar mbi sekrete hetimore të nxjerra nga vetë prokurorët, është kulturë që duhet ta luftojmë të gjithë se nuk i bën mirë askujt dhe kësaj shoqërie. Ne jemi garantët e pavarësisë së gjyqësorit, me çdo çmim edhe kur është i atillë që të vjen të mos ndalesh duke thënë se çfarë të shkon nëpër mend. Vetëm kështu arrijmë objektivin që të bëhemi anëtar i BE. Është pushtet i ri fëminor, i ndërtuar mbi një të kaluar që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur. Nuk ka traditë e kulturë historike të një drejtësie të pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë pjesë që duhen rritur dhe forcuar. Duhet kohë, durim e vendoshmëri. Ne këtë vendosshmëri e kemi. Sa të jem unë në këtë detyrë nuk do të shikoni luftëra me drejtësinë apo akuza për të kundërshtuar akuzat që bën drejtësia. Ata i sheh gjykata por ama ka një kufi që përcakton kushtetuta midis pushteteve të pavarura. Nëse ne e lejojmë të shkelet, ne kemi humbur gjithçka që është themelore jo për mua, një ministër apo këtë qeveri por për rendin kushtetues në Shqipëri”, tha Rama.
Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos u pyet nga gazetarët edhe për vendimin e GJKKO që pezulloi nga detyra Belinda Ballukun si zëvendës kryeministre dhe ministre. Ajo tha se nuk komenton çështje konkrete, ndërsa citoi fjalën që tha më herët Rama, se e rëndësishme është që të ndiqet vendimi i gjykatës.
“Nuk mund të komentoj çështje konkrete, por ajo që mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në vitet e fundit, ka pasur ecuri të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe e kemi pasur si pjesë të gjetjeve tona dhe pjesë të raportit të zgjerimit. Ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe të sektorit të biznesit, është e paprecedentë. Nga çdo vend kandidat duam që të ketë një sistem, që me ndihmën e sistemit gjyqësor të ketë siguri ligjore që nëse i dhunohen të drejtat, ka gjykata dhe gjykatës që kujdesen për këtë çështje. Sigurisht që raste të tilla ndodhin gjithandej por e rëndësishme është që të ndjekim vendimin e gjykatës.", tha ajo.
Kryeministri Edi Rama e quajti shfaqje të një sistemi krejt të ri, vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Rama tha se është rast unikal, kur një prokuror e një gjykatës ulen kokë më kokë dhe pezullojnë një anëtar të qeverisë. Rama tha se kjo është një ndërhyrje brutale në pushtetin e ekzekutivit.
“Pavarësia e gjyqësorit nuk është as slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm. është shkëputje nga e kaluara. e realizuar vetëm në vitet e fundit kjo pavarësi ka sjellë risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga varrosja 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmerisë. Ka shfaqur edhe dobësi të natyrshme të një pushteti krejt të ri, fëminor nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike, dua të theksoj se pavarësia dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte, janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë një fjalë e mençur, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë. Këtu vi tek e treta. pezullimi nga detyra i një ministri në këtë rast edhe zv.krueministrit, drejtpërdrejtë për drejtimin e qeverisë është shfaqje e as këtyre dobësive, të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike. Rast unikal në historinë e Europës dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit. S’ka ndodhur kurrë një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, por nëse një prokuror special dhe një gjykatë special i shkallës së parë të speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e një kryeministri dhe parlamenti prej nga buron mandati i qeverisë, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësor edhe në këtë rast ekstrem. nuk i përgjigjemi këtij arbitrariteti me asnjë lloj arbitraritetit, as nuk angazhohemi në betejë politike, retorike me drejtësinë, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik, do ta ruajmë mbështesim, do ta respektojmë vendimin e pezullimit dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionalitetit të cenuar të qeverisë tek drejtësia. Këta jemi ne, ky jam unë. Do e respektojmë deri në fund. Mbrojta e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante sa kjo situatë për të cilën po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen në kushtetuese.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjes së gazetares së Report Tv, Raziela Myslimaj lidhur ‘zgjidhjen’ e ngërçit në qeveri duke emëruar një zëvendësuese të Ballukut, tha se momentalisht Shqipëria nuk ka zv.kryeministre dhe as një ministre në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe se nuk do të emërojë një tjetër në vend të saj.
Kryeministri u shpreh se vendimi i GJKKO-së do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësisë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrim i asaj bazuar mbi Kushtetutë. Nuk jemi në kushtet që duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zv,kryeministër dhe nuk ka një ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë që funksionon”, tha Rama.
Komente











Rast unik,e quan Rama! Po GJKKO priti Ballukun te bente doreheqjen,sic duhet t'a beje normalisht cdo person nen hetim e akuze e kjo nuk e beri;priti Ramen t'a shkarkonte,ose minimalisht t'a pezullonte Ballukun sic do te bente normalisht cdo person ne postin e tij,ose t'i kishte kerkuar asaj te bente doreheqje,por kryeministri nuk e beri,e tani ketij i duket rast unik e nderhyrje te ekzekutivi e i vjen inat!Po le te pije uthull po te doje,por vendimi i GJKKO duhet zbatuar!
Përgjigjundersa une dua te pyes gjykaten kushtetuese, se cfare vlere do kishte gjkko, nese nuk do kishte mundesine te merrte masa ndaj zyrtareve sidomos kur ata jane ne detyre dhe veprojne ne flagrance te plote me vepren per te cilen akuzohen. nese gjkko nuk do jepte keto masa per yrtaret e larte atehere i bie qe eshte organ qe ha buken kot.
PërgjigjuJo po do ta len te vjedhi akoma sic ka vjedh, Ajo do futur ne burg si Veliaj
PërgjigjuKryetari i GJKKO (dhe deputeti i ardhshem i PD) Erjon Bani ka vendosur qe eshte i paprekshem dhe mund te beje cfare te doje. Do te shihni qe pas ca vitesh do ti bashkohet Gjin Gjonit dhe Ndojit si deputet nen urdherat Berishiane. Nje dite do te kerkoje qe gjithe nderet qe po i ben Berishes tani ti paguhen nga Argita.
PërgjigjuE cuditshme me SPAK, po sulmon vetem socialistet? Po hajdutet e pd-lsi ose Pl para 2013 kur do merren te pandehur? Apo ata ti gezojne hajdutlleqet, korrupsionin, vrasjet. U kane dhene shprese hajduteve te vjeter te kerkojne pushtetin. O zot na ruaj nga keta njerez qe kane ngaterruar vitet.
PërgjigjuHa nje fragolina apo luleshtrydhe qe i tjone ne shqip
PërgjigjuEshte rast unikal sepse edhe ti nuk e shkarkove duke qene se minstrja dhe zv kryeministrja jote akuzohet per shperdorim detyre,pra ti me mosveprimin tend e detyrove spakun te reagoj ndryshe, pra dhe ti z. Rama e bere rast unikal qe nuk e shkarkove apo pezullove derisa te qartesoheshin gjerat
Përgjigjusi nuk zgjodhe nje te ndershem dhe te sakte po te hajdute hajdute dhe te korruptuar
PërgjigjuDrejtesia thote ujku, ky rrumpalla thote gjurmet. A mortja si jemi katandisur
PërgjigjuJa pra qe krisma nuk ka patur,edhe nese ka patur kane qene diku larg (:
Përgjigju