Nespulla është një frut me origjinë nga Japonia. E njohur për aromën magjepsëse dhe shijen unike mes pjeshkës, mangos dhe mollës, kjo pemë shumëvjeçare jo vetëm zbukuron oborret, por ofron edhe përfitime të shumta shëndetësore.
Nespulla është shumë e pasur me ujë, fibra, minerale, vitamina si dhe acide organike. Por një nga elementet më të rëndësishëm të saj është pektina, një nga fibrat kryesore. Mineralet që përmban e bëjnë që ky frut të jetë shumë i çmuar. Elementët aktivë të nespullave përbëhen nga një pasuri e larmishme me Vitamina A, Vitamina B and C. Ato përmbajnë gati të gjithë gamën e komplekseve të Vitaminës B, tiaminën, riboflavinën, niacinën dhe piridoksinën.
Nespullat janë gjithashtu të pasura me folate dhe acid folik, si edhe me një seri të rëndësishme të mineraleve si kalçium, mangan, kalium, fosfor, zink, bakër, selen dhe karbohidrate. E veçanta e nespullave është se përmbajnë edhe acide Omega3 dhe Omega6. Është përdorur prej kohësh në mjekësi, sidomos në mjekësinë popullore. Gjethet e saj janë përdorur për kurimin e çrregullimeve të frymëmarrrjes, ekzemën dhe psoriazës. Gjethet e nespullës ndihmojnë në qetësimin nervor kur përdoren në formën e çajit që ofrohet nga mjekësia tradicionale.
Konsumi i rregullt i këtyre frutave ju ndihmon në parandalimin e infeksioneve si edhe në pastrimin e rrugëve urinare. Por jo vetëm, nespulla është një frut shumë i mirë edhe në rast kur organizmi ka temperaturë të lartë, pasi e ul atë natyralisht.
Një ndihmë të madhe ky frut e jep edhe në eleminimin e lëngjeve të tepërta të trupit, duke shpeshtuar urinimin në mënyrë natyrale, pa e ulur aspak tensionin. Fibrat e shumta që përmban, e bëjnë këtë nespullën edhe një mjet të mirë për të larguar urinë. Gjithashtu nespullat rregullojnë funksionimin e zorrëve falë ujit dhe fibrave të shumta që përmban.
Ky frut ruan nivelin e presionit të gjakut, ruan zemrën nga ataku kardiak, përmirëson procesin e metabolizmit dhe ndihmon për uljen në peshë dhe ndihmon për shtimin e gjakut në organizëm. Nespulla përmirëson shikimin dhe mbron nga rëndimi molekular, mbron mëlçinë nga toksinat e larta dhe e ruan atë nga cirroza.
Megjithatë, duhet pasur kujdes me farat e frutit, pasi ato përmbajnë substanca toksike që mund të shkaktojnë të vjella dhe marramendje, veçanërisht tek fëmijët.
Komente








