Piloti dhe bashkë-piloti janë konfliktuar me njëri-tjetrin teksa fluturonin me një Airbus A320 nga Gjeneva në Paris në qershor, tha gazeta zvicerane e lajmeve La Tribune.
Anëtarët e ekuipazhit të kabinës ndërhynë pasi dëgjuan zhurmën. Një anëtar i ekuipazhit qëndroi në kabinë derisa fluturimi u ul i sigurt. Megjithatë incidenti nuk ndikoi në fluturim, transmeton BBC.

Incidenti vjen pasi një raport i publikuar nga organi i hetimit ajror të Francës të martën tha se linja ajrore kishte një kulturë të cilës i mungonte ashpërsia kur bëhej fjalë për procedurat e sigurisë.

