E pazakontë! Ngeli jashtë pasi iu mbyll dera e kabinës, piloti hyn nga dritarja e avionit

E pazakontë! Ngeli jashtë pasi iu mbyll dera e kabinës, piloti hyn nga dritarja e avionit

Piloti duke hyrë nga dritarja e avionit

Një pilot i “Southwest Airlines” është futur nga dritarja e kabinës së avionit të tij pasi një klient mbylli pa dashje derën e kabinës së fluturimit.

Nuk është asnjëherë argëtuese të ngelesh jashtë, kur padashje është e mbyllur dera e shtëpisë apo e makinës dhe duhet të presësh ose të gjesh një zgjidhje për tu futur brenda.

Aspak argëtuese nuk mund të jetë as kur ngel jashtë avionit.

Kjo ngjarje e pazakontë, sikur të ishte pjesë xhirimi të një filmi i ka ndodhur një piloti të linjës “Southwest Airlines” në SHBA, të cilit iu desh të zvarritej përmes dritares pasi një klient mbylli pa dashje derën e kabinës së fluturimit.

Një pasagjer që po bëhej gati të hipte në avion për fluturimin nga San Diego në Sacramento fotografoi momentin e rrallë kur piloti po zvarritej përmes dritares për të hyrë në kabinë që të hapte derën.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë