E pazakontë! Shqiptari kapet në Greqi me qindra pasaporta e dokumente udhëtimesh

E pazakontë! Shqiptari kapet në Greqi me qindra pasaporta e dokumente udhëtimesh

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për falsifikim,  asgjësim të produkteve të krimit, posedim të dokumenteve të udhëtimit të palës së tretë si dhe të armë mbajtjes pa leje.  Sipas mediave greke ai është arrestuar pak më larg banesës së tij në Ilioupoli.

Policia greke ka rënë në gjurmët e shqiptari pas një hetimi të gjatë dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative. Pas ndalimit me vete shqiptari mbante tri letërnjoftime greke, një pasaportë greke, një leje shoferi shqiptare, një leje qëndrimi greke dhe tri leje drejtimi greke për shitje direkte, si dhe shumën prej 4,040 euro.

Më pas policia gjatë kontrolleve në banesën e shqiptarit gjeti të tjera sende që rëndojnë mbi shqiptarin. Bëhet fjalë për aparatura digjitale, mjete shkrimi e letra që mendohet se shërbenin për të falsifikuar dokumente. Sipas policisë u gjetën dhe u konfiskuan: 7 laptopë dhe 1 telefon fiks, 11 printera, 49 karta identiteti, 39 pasaporta, 90 patenta, 3,233 mjete të tjera identifikimi të Autoriteteve Greke, 61 pasaporta  të shteteve të huaja, 55 dokumente udhëtimi të Shqipërisë, 31 të Spanjës, 23 të Rumanisë, 9 të Italisë, 6 të Bullgarisë, 75 të Italisë dhe 17 pasaporta të Qipros, pasaporta të vendeve të ndryshme, 6,272 euro, 1 revole CZ dhe 55 fishekë 38 mm. I arrestuari u dërgua te Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.






 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?