E përdornin oborrin për të luajtur me top, shoqërohen 4 të mitur që dëmtuan muret e kalasë së Lezhës

LEZHË- Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat autoret e dëmtimit të Kalasë mesjetarë të qytetit të Lezhës dy ditë më parë. Ata janë 4 të rinj të moshës 13 deri në 15-vjeç të cilët përdoreshin ambientet brenda kalasë të  luajtur futboll. Por kohët e fundit roja nuk i kishte lejuar që të hynin brenda pa bileta dhe në shenjë indinjate mendohet se kanë dhunuar monumentin.

Ata kishin filmuar njëri tjetrin duke kryer aktin barbar dhe në telefonat e tyre janë gjetur videot e dëmtimit të kalasë. Të rinjtë janë marrë në pyetje në prani të psikologut dhe pas veprimeve hetimore për shkak të moshës së mitur u vendos që të hetohen në gjendje të lirë. Akti vandal në kalanë mesjetarë të qytetit të Lezhës ndodhi gjatë natës të së shtunës.

Të rinjtë dhunuan monumentin, duke shkulur gurët antik e hedhur mbi zyrën e informacionit e cila është shkatërruar thuajse plotësisht. Dëmtimi u konstatua në mëngjes nga punonjësit e kalasë të cilët njoftuan menjëherë policinë për ngjarjen dhe brenda pak orësh blutë bënë të mundur identifikimin e autoreve.

Kjo është e disata herë që Kalaja e Lezhës dhunohet nga persona të papërgjegjshëm, por jo në përmasa të kësaj natyre. Ndërkohë në këtë monument kulture mungon roja gjatë natës, çka mund të minimizonte një fenomen të tillë.

1645436103_Sequence03.00094412.Still016.jpg

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa71: 21/02/2022 18:16

    Unë jam rritur në Lezhë bile në muajin Maj 2021 kam qënë me djalin tim ( unë jetoj në Itali) dhe çdo ditë shkonim te kalaja sepse ka histori , dhe asht një peisazh fantastik,dhe relax .Më dhëmb shpirti kur dëgjoj këto gjëra.Baj vetëm një pyetje " ku dreqin i kanë prindërit këto fëmijë"?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje