E përfolur si 'shpëtimtare' e qeverisë
'Rama', Majlinda Bregu sqaron në FB

E përfolur si 'shpëtimtare' e qeverisë<br />'Rama', Majlinda Bregu sqaron në FB
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka sqaruar në rrjetin social Facebook pretendimet e ngritura në adresë të saj nga disa portale, se mund të jetë një votë e fshehur për qeverinë "Rama", në rast prishje të koalicionit me LSI.
 
Deputetja demokrate ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj lidershipit Basha lidhur me reformën në drejtësi dhe kjo ka nxitur hamendësimet për largimin e saj nga PD. Bregu, sikurse edhe Eduard Selami, shprehën votën e tyre pro miratimit të reformës në drejtësi, përpara se të arrihej konsensusi mesditën e 21 korrikut. 
 
Por, në reagimin e saj, Bregu sqaron se kurrsesi nuk do të jetë patericë e njërit apo tjetrit skenar politik nga të dyja partitë në pushtet, PS-LSI. Ajo thotë se aludimet janë fantazi vere ose diversion i Ramës dhe Metës. 
 
Reagimi i plotë i Majlinda Bregut:
"Sqarim!
Dy fjale atyre qe lexojnë portalet mediatike ku përflitem si pjesë e një skenari "shpëtimi" të qeverise Rama1 përmes një qeverie Rama2, (përballë kërcënimit të supozuar nga një manovër MetaX në bashkëpunim të supozuar nuk e di se me kë, në partinë ku unë bëj pjesë!)...
 
Nuk e di a është një fantazi vere për arsye të vapës dhe thatësirës së lajmeve, apo është një diversion i sponsorizuar nga njëri prej dy partnerëve të çiftit të palumtur, pra Rama ose Meta.
 
Ajo që di unë, është që s'jam marrë asnjë minutë me hallet e çiftit dhe të partive respektive. Nuk kam patur asnjë ditë pikën e dëshirës për të qarë hallet e palumturisë së lidhjes së tyre.
 
Nga ana tjetër kam qenë e qartë në çdo deklarim qysh prej "kurorëzimit" të lidhjes së çiftit Rama-Meta, që janë për njëri-tjetrin, siç thotë populli në raste martesash jo fatlume: dy gjarpërinj në një jastëk!
 
Më kanë dalë dhe tepruar hallet partisë time që duhet të bindë njerëzit se nuk janë krejt pa shpresë.
 
Ndarja mes Konfliktualit dhe Konsensualit nuk mund të jetë për asnjë moment shpresa e PD për t'u rikthyer në qeveri.
 
Rikthimi i PD në pushtet me alternativë qeverisjeje serioze, është i vetmi hall që më shqetëson.
 
Sidoqoftë, për sa më takon është e sigurt se:
Nëse do ketë një qeveri Rama2, unë NUK do të jem pjesë e saj dhe nëse do ketë një makinacion MetaX unë NUK do të bëhem pjesë e tij!
 
Kështu që kush ka fantazuar rreth meje në vorbullën e halleve të çiftit të palumtur, le të kërkojë gjetke lajme verore.
Ndërsa në qoftë diversion, keqardhje për autorët dhe shpërndarësit e "informacionit"". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois