E përgatisnin drogën në apartamentin me qira/ Arrestohen 3 shpërndarës në Tiranë (Emrat)

E përgatisnin drogën në apartamentin me qira/ Arrestohen 3 shpërndarës në Tiranë (Emrat)

Qeste me kanabis qe iu sekuestruan tre te rinjve ne Tirane

Policia ka njoftuar sot se ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave, duke arrestuar në flagrancë tre persona.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcat Speciale Shqiponja në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Gentian Kurti 25 vjeç, banues në Tiranë.

- Marko Bano 19 vjeç, banues në Tiranë .

- Xhulio Koprencka, 23 vjeç banues në Tiranë.

Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e "21 Dhjetorit".

Shtetasi Bruno Kurti, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën "Babe Rexha", gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 cope qesesh farmaceutike me bimë të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa” gati për hedhje në treg.

Gjithashtu në banesën që këta shtetas kishin marrë me qira janë konstatuar shtetasit Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merrëshin me pergatitjen e kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza, ku iu është gjetur dhe sekuestrua në cilësine e provës materiale dhe 801 gram bimë e dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa” si dhe një peshore elektronike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkepunim” të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi