E PLOTË/ Dëmet që shkaktoi në Shqipëri moti i pazakontë

E PLOTË/ Dëmet që shkaktoi në Shqipëri moti i pazakontë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe gjithë institucionet e saj të varësisë kanë qenë në gatishmëri të plotë për të përballuar dhe eliminuar pasojat e motit të keq që përshiu jugun e vendit në mbrëmjen e datës 10 korrik 2019. Nga raportimet e institucioneve kryesore të infrastrukturës dhe energjisë rezulton se:

Situata e akseve rrugore gjatë natës datë 11.7.2019

·        Në aksin Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh. Grupi i mirëmbajtjes ka qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Nuk ka pasur probleme me trafikun.

·        Në aksin Pogradec-Tushemisht një pemë ka bllokuar rrugën pas ndërhyrjes u bë pastrimi dhe hapja e rrugës për trafikun.

·        Aksi Qafë Thanë - Doganë ka pas probleme me rënien e gurëve.

·        Qafë Thanë - Qafë Plloçë ka pas probleme ne Qafë Plloçë me rënien e një peme dhe prurje inertesh, por jo probleme serioze ne trafik.

·        Korçë - Bilisht ka pas rënie peme në Zëmblak, por edhe kjo nuk ka qenë serioze për trafikun. Menjëherë u morën masa për pastrimin dhe largimin e pemëve nga pjesa e rrugës.

·        Bisht i Zhurit-Fier ka pasur dëme vetëm ne sinjalistikën vertikale, janë marrë të gjitha masat nga ana jonë për riparimin e tabelave.

·        Në Vlorë ka pasur inerte në rrugë dhe degë pemësh të thyera.

·        Në Gjirokastër ka pasur rënie të dy pemëve në rrugë dhe një tabelë e madhe informuese në Vanister.

·        Dhe në zonën e Sarandës një rrëshqitje në segmentin Ura e Kranesë - Qafë Muzinë dhe inerte në zona të ndryshme të bregut.

·        Grupet e punës të ARRSH vazhdojnë të jenë prezente dhe punojnë që nga nata e mbrëmshme.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Pasojat e motit sollën dëme të shumta në rrjetin elektrik shpërndarës të OSHEE, që pavarësisht masava tekniko-organizative të marra, e kishte të pamundur të ndërhynte gjatë natës dhe në kushte aspak të favorshme klimaterike.

Paraditen e datës 10 korrik, raportohej për 46 fidera të stakuar për shkak të motit të keq dhe rajonet më të prekura ishin Shkodra (Lezha kryesisht), Burreli dhe Durrësi (zona e Fushë-Krujës) dhe kryesisht zonat rurale të vendit, që furnizohen me rrjet ajror 6kV, i ndjeshëm ndaj stuhive, sidomos me shkarkesa atmosferike.

Gjatë orëve në vijim të datës 10 korrik, me rregullimin e pjesshëm të kushteve të motit, u përmirësua situata e furnizimit me energji elektrike në masën 70%. Në veri të vendit pothuajse të gjithë fiderat ishin në punë, por me kalimin e orëve, në mbrëmje, gjendja e motit u përkeqësua duke vijuar deri në orët e para të datës 11.

Tashmë rajonet më të prekura nga kufizimi i energjisë elektrike ishin në qendër dhe jug të vendit, si Elbasani, Berati, Fieri, Korça (Pogradeci) dhe Vlora.

Dëmet e shumta mbi rrjetin elektrik gjatë natës sollën ndërprerje të energjisë elektrike në 84 fidera, ku si rezultat i motit të keq me shtrëngata shiu dhe erë të fortë u prekën rajonet Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, ndërsa situata në rajonet e veriut ka qene disi më e qetënatën, përveçse në zonën e Velipojës ku ka pasur stakime.

Aktualisht, sipas raportimit të fundit, ora 12:30 të datës 11 korrik, kemi një përmirësim me 65% të situatës më furnizim të energjisë elektrike, ndërsa rajonet më të prekura vijojnë të jenë Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra dhe tashmë është shtuar edhe Tirana (pjesërisht Kombinati, Shinat e Trenit, Zall Bastari dhe Yzberishti).

Është e rëndësishme të theksohet se fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë janë në punë. Gjithashtu, rrjeti i tensionit të lartë (TL) 35kv apo dhe Nënstacionet kanë qenë në funksion të plotë. 

Operatori i Sistemit të Transmetimit OST

Për shkak të motit të keq, ka pasur stakime kalimtare linjash TL110. Kjo ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të tensionit nga 5 - 10 minuta, në nënstacionet Bulqizë110, Peshkopi110, Gjirokastër110, Drenovë110, Berat110 dhe Uznovë110.

Portet Detare

Nuk janë konstatuar probleme në portet detare të Durrësit dhe Vlorës. Trageti i linjës Vlorë – Brindisi - Vlorë, më datë 11.07.2019 është akostuar me 1 orë vonesë e shkaktuar nga kushtet e vështira meteorologjike në det.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja