Zbulohet identiteti i shqiptarit, që u gjet i djegur brenda një makine në Skourta të Greqisë. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Sulo Halili nga Tepelena. Sipas autoriteteve greke, autorët e krimit donin që të siguroheshin që i riu nuk do të mbijetonte pasi në fillim e kanë qëlluar dhe më pas prangosur përpara se ta digjnin.
Policia greke po heton disa pista, një prej të cilave ka të bëjë me përfshirjen e mundshme të të riut shqiptarë në vrasjen e Christos Gialias në vitin 2024. Shqiptari u zbulua të premten që kaloi pasi një gjahtar vuri re një automjet të djegur në një zonë të largët. Kur iu afrua pa trupin e djegur të një burri në sediljen e pasme.
Halili ishte zhdukur në Halkida pasditen e 4 nëntorit. Që atëherë, ai nuk kishte treguar asnjë shenjë, telefoni i tij ishte i fikur, ndërsa makina iu gjet e braktisur në Vilia të Atikës.
Policia po pret rezultatet e testit të ADN-së për identifikimin zyrtar të trupit. Mjeti në të cilin u gjet trupi ishte vjedhur nga Glyfada dhe kishte targa të falsifikuara që korrespondonin me një makinë të regjistruar në Katerini. Gjithçka tregon se autorët e krimit kishin planifikuar me kujdes çdo detaj për të zhdukur gjurmët e tyre.
Komente










