E pres .... nëse Higuain bën 15 gola
tek Juventus, Pipita shënon të 16-in

E pres .... nëse Higuain bën 15 gola<br />tek Juventus, Pipita shënon të 16-in
Një tifoz i Napolit, i nxheur për transferimin e Gonzalo Higuain gjatë verës, nga Napolit te Juventus, nxitoi dhe tërësisht i bindur në pamundësinë e argjentinasit për të shënuar mbi 15 gola me bardhezinjtë, premtoi se nëse ndodhte e kundërta, atëherë do të bënte diçka të tmerrshme, jo në dëm të të tjerëve, por tërësisht në gjymtimin e vetes së tij.

“Jam gati të vë një bast. A shihet kjo në të gjithë Italinë? Nëse Higuain transferohet te Juventus dhe arrin të shënojë më shumë se 15 gola, atëherë unë, ja këtu pranë kam nipin tim, premtoj se do të pres organin gjenital.

Ai arriti të shënojë 36 gola duke qenë te Napli, ku e gjithë skuadra luante për atë.

Nëse dëshiron të ikë, le të largohet. Sepse të gjithë ata që vijnë te Napoli, mbërrijnë me brekë dhe largohen me pantallona”, premtoi tifozi i moshuar i Napolit.

Në të qeshura e sipër tifozë të tjerë pranë tij, thonin se mund ta bëjë pa frikë këtë gjë pasi nuk e më të nevojshëm.

Tashmë sulmuesi argjentinas, mes kampionatit në Seria A dhe UEFA Champions League ka arritur në kuotën e 16 golave me fanellën e Juventusit. Çfarë do të ndodhë tashmë, kur të shumtë janë ata që kanë nisur kërkimin e tifozit napoletan, me pretendimin që të mbajë premtimin, pas bastit të humbur.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në