Në një kohë kur kryeministri Edi Rama e quan "dhëndër" që dalin e presin si në dasmë, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se njerëzit dalin dhe e presin spontanisht. Duke u ndalur te mos respektimi i masave anti-COVID, Basha tha se e ka të pamundur që të kontrollojë turmën, e ndërsa shtoi se Rama nuk ka problem COVID-in. E për këtë tha se mjaftohet për të parë lokalet e Bllokut apo autobusët.
"Pa diskutim që ka një numër shumë të madh njerëzish që dalin spontanisht në rrugë ndërkohë që unë shkoj në aktivitete. Si kundër unë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe jam i pari që në mënyrë rigoroze mbaj maskën, bëj thirrje për mbajtjen e maskës, bëj thirrje për distancë , aktivitete i kryej në vende të hapura. Kur i kam në vende të mbyllura i kam me normat me numrin e kufizuar të personave. Por nga ana tjetër e kam të pa mundur të kufizoj entuziazmin e njerëzve që vijnë dhe ky është një moment për tu analizuar. Me të vërtet ata shpërfillin një rrezik që nuk duhet ta shpërfillin por mesa duket dëshira për ndryshim apo ta them siç e thonë ata “ Na ka ardhur në majë të hundës. Nuk durojmë dot më. Mezi presim datën për ta votuar për ta hequr, për të ndryshuar”. Kjo është arsyeja e atyre grumbullimeve për të cilat siç e keni parë un mundohem vet i pari, i bëj thirrje, të mbajnë maskat, të mbajnë distancën. I keni parë i përshëndes sa më shkurt dhe vazhdoj. Por a është ky problemi i Shqipërisë sot? Jo. Pse s’është problemi i Shqipërisë ky sot? Nuk e di cili prej jush pa pirë kafe te Blloku sot? Nuk e di cili prej jush ka pirë kafe tek blloku sot. Ka pirë ndonjëri prej jush kafe tek Blloku sot? Mjafton të shkosh tek Blloku ose tek një nga rrugët e Tiranës dhe do të shikosh që kafetë janë plot me njerëz. Mjafton të shikosh këtë foto të këtij urbani në Tiranë. Unë bëj gjithçka në fushatën time për t’ju përmbajtur rregullave dhe kjo është e vërtetë që e kam të pamundur, unë stafi, partia të kontrollojmë mbledhjen e njerëzve në përmasa të tilla dhe kjo është evidente dhe shprehje e entuziazmit të njerëzve dhe e dëshirës për ndryshim. Por nuk ka hipokrizi më të madhe sesa kjo që bën ky që nuk ka fut një autobus shtesë. Shiko si e ke situatën e autobusëve, kafet i ke plot", tha Basha.
Lajmi kryesor: