Shqipëria në NATO nga ti apo Berisha? Basha: Po kujtoj meritat e PD-së, jo të miat! I gatshëm që dal në debat me Ramën! E pamundur të kontrolloj grumbullimet

Shqipëria në NATO nga ti apo Berisha? Basha: Po kujtoj meritat e PD-së, jo të miat! I gatshëm që dal në debat me Ramën!  E pamundur të kontrolloj grumbullimet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka realizuar një spot, duke treguar se ai di ta integrojë Shqpërinë në BE, njësoj ashtu siç bëri për të futur vendin në NATO. Për këtë spot, Basha u pyet nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, se kush e futi Shqipërinë në NATO ai apo ish-kryeministri Sali Berisha. Basha tha se ky spot është bërë për qytetarët të cilët duhet të kujtohen për meritat e PD, dhe jo meritat e tij personale.

"Ky spot është bërë për të kuptuar diferencën se ku ishim dhe ku jemi sot. Beteja brenda vetes, një nga gjërat më të rënda që ka pllakosur Shqipërinë është humbja e besimit te vetvetja, te njëri-tjetri.  Një nga arsyet kryesore është për t’i kujtuar shqiptarëve forcën që ne kemi si komb. Nuk është bërë që një gazetar ta marrë dhe të thotë e keni bërë ju Basha. Unë kam rolin tim…Ju keni qenë aty dhe e dini fare mirë, pasi u bëra ministër i Jashtëm më pyetët, “si duken punët”. Në atë moment shanset ishin 100% për Kroacinë, 60% për Maqedoninë dhe shumë të vogla për Shqipërinë", tha Basha. 

Ndalur te integrimi në BE, Basha ka premtuar se një gjë të tillë do e bëjë realitet në vitin e parë të qeverisjes.

"Unë kam thënë që Partia Demokratike ka misioni kryesor futjen në Bashkimin Europian.  Unë ju garantoj që brenda vitit tonë të parë të qeverisjes do të kemi nisur negociatat me kapitujt kryesorë të Bashkimit Europian", tha Basha.

Nga ana tjetër ai tha se është i gatshëm që të dalë në debat televiziv me Ramën, e ndërsa ndalur te shkeljet e masave anti-COVID në tubimet e tij, Basha shtoi se e ka të pamundur për të kontrolluar grumbullimet. Megjithatë, ai shtoi se Rama ka frikë nga PD-ja, jo se shqetësohet për COVID, pasi sipas tij, nëse kjo do ishte e vërtetë do të shqetësohej dhe për grumbullimet në Ish-Bllok apo në autobuse.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
'E presin si dhëndër'/ Basha-Ramës: Njerëzit dalin spotanisht, e kemi të pamundur që të kontrollojmë grumbullimet e njerëzve

1617304516_BASHA.jpg

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama e quan "dhëndër" që dalin e presin si në dasmë, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se njerëzit dalin dhe e presin spontanisht. Duke u ndalur te mos respektimi i masave anti-COVID, Basha tha se e ka të pamundur që të kontrollojë turmën, e ndërsa shtoi se Rama nuk ka problem COVID-in. E për këtë tha se mjaftohet për të parë lokalet e Bllokut apo autobusët.

"Pa diskutim që ka një numër shumë të madh njerëzish që dalin spontanisht  në rrugë ndërkohë që unë shkoj në aktivitete. Si kundër unë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe jam i pari që në mënyrë rigoroze mbaj maskën, bëj thirrje për mbajtjen e maskës, bëj thirrje për distancë , aktivitete i kryej në vende të hapura. Kur i kam në vende të mbyllura i kam me normat me numrin e kufizuar të personave. Por nga ana tjetër e kam të pa mundur të kufizoj entuziazmin e njerëzve që vijnë dhe ky është një moment për tu analizuar. Me të vërtet ata shpërfillin një rrezik që nuk duhet ta shpërfillin por mesa duket dëshira për ndryshim apo ta them siç e thonë ata “ Na ka ardhur në majë të hundës. Nuk durojmë dot më. Mezi presim datën për ta votuar për ta hequr, për të ndryshuar”. Kjo është arsyeja e atyre grumbullimeve për të cilat siç e keni parë un mundohem vet i pari, i bëj thirrje, të mbajnë maskat, të mbajnë distancën. I keni parë i përshëndes sa më shkurt dhe vazhdoj. Por a është ky problemi i Shqipërisë sot? Jo. Pse s’është problemi i Shqipërisë ky sot? Nuk e di cili prej jush pa pirë kafe te Blloku sot?  Nuk e di cili prej jush ka pirë kafe tek blloku sot. Ka pirë ndonjëri prej jush kafe tek Blloku sot? Mjafton të shkosh tek Blloku ose tek një nga rrugët e Tiranës dhe do të shikosh që kafetë janë plot me njerëz. Mjafton të shikosh këtë foto të këtij urbani në Tiranë. Unë bëj gjithçka në fushatën time për t’ju përmbajtur rregullave dhe kjo është e vërtetë që e kam të pamundur, unë stafi, partia të kontrollojmë mbledhjen e njerëzve në përmasa të tilla dhe kjo është evidente dhe shprehje e entuziazmit të njerëzve dhe e dëshirës për ndryshim. Por nuk ka hipokrizi më të madhe sesa kjo që bën ky që nuk ka fut një autobus shtesë. Shiko si e ke situatën e autobusëve, kafet i ke plot", tha Basha.

Ora 22:33
Basha: I gatshëm që të përballem në debat me Ramën, kam që në 2006 që e ftoj! Më përndjek kudo! Thotë ‘Luli këtu, Luli aty, si vishet, flokët

1591096256_basha.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar sërish në një debat televiziv kryeministrin Edi Rama.

" Ju e dini fare mirë që ka që në vitin 2006 që unë e ftoj Ramën në debat publik. Kjo nuk është çështje mes meje dhe tij, është një detyrim para qytetarëve veçanërisht para zgjedhjeve, që ata që kërkojnë përgjegjësinë e qeverisjes të bëjnë debat. Ai që ka 8 vjet që qeveris e ka për detyrë të tregojë çfarë ka bërë në 8 vite. S’ka bërë asgjë. (...) E more përgjigjen në pyetjen e parë, më lejo të mbaroj përgjigjen. Jo vetëm që jam i gatshëm, por është detyrim i tij të vijë në debat e t’u thotë shqiptarëve përse kërkon një mandat të tretë. Është detyrimi im t’u them qytetarëve çfarë zotohem unë të bëj për ta", tha Basha.  

Ai e cilësoi fushatën e tij të suksesshme, pasi spas tij, Rama po merret me të në çdo detaj. 

"Merret me veshjen time, me flokët madje me monitoron dhe orarin e gjumit. Është kthyer në satelitin e fushatës time, në satelitin tim. Tregon që fushata ime ia ka arritur qëllimit. Kjo është fushata e tij, sateliti im. Luli këtu, Luli aty. Si vishet, flokët, kur fle gjumë. Klloun. Nuk ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve.”, tha Basha.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trimi: 02/04/2021 09:25

    Shyqyr o Lul që mezi të kemi....imagjino çdo bënim pa ty në pushtet!??? Ups..., hiç mëndje, harrova që ke 8 vjet në opozitë.

    Përgjigju
  • edi: 02/04/2021 05:08

    Lulush kupto nji dicka Duke pare rrezikun Rus drejte ballkanit NATO futi brenda Shqiperine Jo berisha e jo ti o dardalec ,por America

    Përgjigju
  • kastriot: 02/04/2021 04:57

    rrofte Amerika ,pa po te ishte per ju do ishim future pa ushtri qe shkatruat ju plerate hyy legena kini goje e flsni

    Përgjigju
  • Lui: 02/04/2021 00:51

    Ti na fute ne NATO eee?! Mos ke futur edhe Kroacine ti? Ah ti je pallosh, por me palloshe jane ata qe e hane kete genjeshter nga ty! Ne NATO na futi USA dhe ishte strategji gjeopolitike. Dmth per te mbyllur portat e Adriatikut per Rusine. Prandaj u futem ne NATO. Plus dhe per te shpetuar Shqiperine nga soji yt, sepse nese nuk do ishte ne NATO, nuk do e leshonte pushtetin Berisha pa gjakderdhje e pa rremuja. Keto jane arsyet kryesore qe ne u futem ne NATO. Por duhet te dish dhe nje gje, qe eshte proces i gjate hyrja ne nje organizate te tille ushtarake. Ju vetem se rastiset ne ate moment per fatin tuaj te mire qe hodhet thjeshte firmen. Je nje sharlatan dhe populist. Por populist i nivelit te ulet, se te ishe populist normal europian nuk do thoje gjithe ato brockulla.

    Përgjigju
  • toni: 01/04/2021 23:29

    lulush je ne prag depresioni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër