E propozuara e Trump për ambasadore në Shqipëri: Krimi, problem serioz! Do i shtyj liderët të zgjidhin krizën, rezistencë Rusisë e Kinës

Diplomatja Yuri Kim, që është propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për ambasadore në Tiranë ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të Senatit ku u shpreh se nëse do të konfirmohet do të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë shqiptare. Kim ka shpalosur edhe strategjinë. Një pikë e nxehtë është zgjidhja e krizës politike, por pa harruar ndikimin rus e kinez, por edhe cështjen e luftëtarëve të huaj të ISIS.

"Do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate. Do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik.

Do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet. Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëve.

Është një problem shumë serioz. Do të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse dhe Kinës që përpiqet të infiltrojë në ekonominë e tyre. Do të punojmë ngushtë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s. Luftëtarët e huaj që janë të arrestuar është sfidë e madhe nëse konfirmohem ambasadore do të punoj me qeverinë për të zgjidhur këtë cështje.

Ne kemi një mik të fortë dhe besnik si Shqipëri. Shqipëria ka qenë gjithashtu një partner i besueshëm global në koalicionin për të mposhtur ISIS-in. Do ta bëjë Shqipërinë gjithashtu një Aleat më të fortë, më të aftë të Shteteve të Bashkuara. Më thelbësore, unë do të forcoja ndihmën diplomatike dhe të ndihmës në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të inkurajojnë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformat gjyqësore, të vazhdojë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e një strukture speciale të pavarur, Struktura Kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Unë gjithashtu do të dyfishoja angazhimin dhe ndihmën teknike amerikane në hetim, ndjekje penale dhe ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar" tha Kim. 

Yuri Kim duke raportuar para Senatit

Përsa u përket muxhahedinëve që jetojnë në Shqipëri, Kim tha “Synimi ynë numër një është që ata të jenë të sigurtë, por edhe të integrohen në Shqipëri, si dhe të jenë qytetarë produktivë” tha ajo.  Kim komentoi edhe debatin për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi duke u pozicionuar kundër. “SHBA ka bërë investime të mëdha në rajon duke sjellë paqe dhe që shtetet të qëndrojnë të pavarura, në paqe dhe të punojnë si skuadër. Ndryshimi i kufijve nuk është i dobishëm” tha kandidatja për ambasadore e cila pret votën e kongresit.

Kim u propozua nga Trump në qershor për të zëvendësuar Donald Lu. Ajo është një diplomate karriere që ka mbajtur funksione të ndryshme dhe detyra të larta në shërbimin e jashtëm amerikan. Yuri Kim me origjinë aziatiko-amerikane është zyrtare e lartë e shërbimit të jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Në Departamentin e Shtetit ajo ka drejtuar zyrën e Evropës Jugore. Më herët ajo ka qenë drejtoreshë për qendrën e studimeve për diplomaci në DASH, si dhe shefe e kabinetit e zv.sekretarit të shtetit.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si asistente speciale e ndihmës sekretarit të shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Në këtë rol, ka qenë pjesë e delegacionit amerikan në bisedimet shumëpalëshe mbi programin nuklear të Koresë së Veriut. Gjithashtu Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut. Diplomatja Yuri Kim e propozuar nga presidenti Trump pritet të zërë vendin ambasadorit Donald Lu të larguar në maj të 2018-ës.

Fjala e plote ne versionin ne anglisht e kandidates per ambasadore ne Shqiperi, Yuri Kim

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 29/10/2019 22:47

    Largoni ambasadat e Kines Iranit Turqise dhe Rusise po deshet qe te vendosni rregullin dhe qetesine.

    Përgjigju
  • Kajaku: 29/10/2019 20:22

    Si sna u ndan kinezet mer jahu a thu esht USA kine

    Përgjigju
  • Latif: 29/10/2019 20:18

    Hajde se kan marr kot kto te ambasades ne Tirane, eshte bere bishte me i rende se sopata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari