Rusia mund të sigurojë Bashkimin Evropian me 100 milion doza të vaksinës së saj Sputnik V kundër koronavirusit për 50 milion njerëz nëse EMA e miraton atë. Prodhues i Sputnik V, Fondi Rus për Investime Direkte (RDIF) tha se kjo vaksinë është regjistruar në 15 vendet dhe e ka dërguar atë edhe tek EMA Agjencinë Evropiane të Barnave për miratim.

“Pas përfundimit të pjesës kryesore të vaksinimit masiv në Rusi, RDIF mund të furnizojë BE me 100 milion doza të vaksinës Sputnik V për 50 milion njerëz në tremujorin e dytë (nëse EMA miraton). Vaksina Sputnik V është regjistruar në 15 vende dhe së fundmi dokumentacioni është dorëzuar në Agjencinë Evropiane të Barnave për regjistrimin e kësaj vaksine", tha RDIF në twitter.

Kjo ofertë vjen në një kohë kur BE po përballet me vonesat dhe bllokimin e furnizimit me vaksinat Pfizer, ndërsa shumë shtete po rishikojnë politikën te tyre të vaksinimit.

Këtë ofertë Rusia ja bëri edhe Shqipërisë kohë më parë, por Rama e quajti provokim qesharak duke mos e pranuar.