Njëzet plumbave i ka shpëtuar, “Mbretëresha” e drogës në Brazil, pas një atentati që iu bë asaj tre ditë më parë.
Camila Marodin bjondja plot tatuazhe, është kapur “mat” nga “kundërshtarët” e saj teksa po dilte nga makina e saj së bashku me një tjetër njeri, kur papritur janë qëlluar me breshëri plumbash.
Me gjurmuesin në këmbën e saj, për shkak të faktit se ajo është në arrest shtëpie, trafikantja e njohur u qëllua 20 herë me armë, teksa po kthehej në shtëpi pasi kishte bërë pazarin/
Siç shihet edhe nga videoja e publikuar në mediat, ata menjëherë kanë reaguar duke iu ‘fshehur” plumbave që fatmirësisht nuk i prekën.
Atentati ndaj Marodin vjen pas vrasjes së bashkëshortit të saj Ricardo Marodin gjatë ditëlindjes së një prej fëmijëve të tyre në nëntor. Kjo ngjarje u regjistrua vetëm disa ditë para se gruaja të arrestohej.
Mediat vendase thonin se Camila Marodin ishte bërë një nga liderët e bandës pas ekzekutimit të bashkëshortit.