E quajti 'Balona Tabake! Ish-deputetja e PD-së thirrje Ramës: Kërkoi menjëherë falje Joridës

E quajti 'Balona Tabake! Ish-deputetja e PD-së thirrje Ramës: Kërkoi menjëherë falje Joridës

TIRANE-Ish-deputetja Demokrate Orjola Pampuri ka reaguar duke dalë në mbrojtje të koleges së saj, Jorida Tabaku, të cilën kryeministri Edi Rama e cilësoi si “Balona Tabake e PD-së” kur u pyet në lidhje me propozimet e PD-së për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Orjola Pampuri i bën thirrje Edi Ramës që të ndalë menjëherë çdo sulm seksist kundër grave në politikë dhe në media dhe të kërkojë publikisht ndjesë për gjuhën e përdorur kundër koleges Tabaku.

"Në ditët më të vështira të krizës që po kalon Shqipëria, Edi Rama është rikthyer tek zakoni i shëmtuar i sulmeve dhe fyerjeve të grave dhe zonjave të politikës, në mungesë të argumentave. Në mënyrë të përsëritur nga facebook dhe mbrëmë në intervistë në një nga emisionet e mbrëmjes kryeministri sulmoi kolegen Jorida Tabaku, e cila pak orë më parë kishte argumentuar qartas pamundësinë e shumë qytetarëve dhe të vetëpunësuarve për të përfituar pagën e premtuar nga qeveria. Ky sulm i përsëritur i kryeministrit ndaj zonjës Tabaku është shembull i qartë i agresivetitit të komunikimit të Edi Ramës me gratë. Kjo sjellje primitive risjell në vëmendje dhjetëra raste të dhunës verbale dhe psikologjike që Edi Rama ushtron kundër grave, kundërshtare në politikë apo edhe brënda partisë së tij dhe gazetarëve femra apo pjesëtare të shoqërisë civile.

Ky është një turp i vërtetë për Edi Ramën i cili mesa duket e ka të pamundur të shkëputet nga retorika mizogjeniste. Sot i bëj thirrje si grua, të ndalë menjëherë çdo sulm seksist kundër grave në politikë dhe në media dhe të kërkojë publikisht ndjesë për gjuhën e përdorur kundër koleges Tabaku. I bëj thirrje organizatave në mbrojtje të të drejtave të grave të mos heshtin por të reagojnë për këtë sulm banal të kryeministrit ndaj zonjës Tabaku. Bëj thirrje gjithashtu që të mos heshtin por të reagojnë të gjithë ato organizata dhe institucione shqiptare apo ndërkombëtare që japin apo përdorin fonde kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrjetjes ndaj grave, apo për të mbrojtur të drejtat e tyre. Asgjë nuk e justifikon sjelljen e padenjë të një kryeministri që në kohën më të vështirë për shqiptarët shan dhe fyen me fjalor banal një zonjë, vetëm sepse ai është i paaftë ti përgjigjet argumentave dhe shqetësimeve të drejta për fatin e qytetarëve në këto kohë krize!" tha Pampuri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zyberi: 11/04/2020 00:53

    PO KUPTOHET QARTE QE RAMA ESHTE MERZITUR ME KLLOCKAT E TIJE ME MAMICEN ME GERTEN ME BELINDEN TANI KERKON TI HEDHE GREPAT TE KAPI NDONJE BALONE TABAKE NDOSHTA EDHE NDONJE TAUKE

    Përgjigju
  • Dangellia: 10/04/2020 16:57

    Gjynah keto femra te bukura dhe te kendeshme dhe te gjitha e te gjith ata qe votojn pd te ken ne krye dhe te ndjekin vijen e nje krye krimineli krye hajduti krye mafjozi dhe nje bande si ai...... Shkeputuni nga ata te perlyer dhe pastaj vazhdoni si gjith bota demokratike ....

    Përgjigju
  • Tironci: 10/04/2020 16:38

    O plehre e PDse balon tabake nuk eshte fjale e ndyre,por fjale te ndyra jane fjalet qe ju plehat e PDse gjith diten shpifni dhe me nje fjalor shum te ndyre ndaj kryeministrit.ndersa ai babaj juaj kriminelBerisha ka arritur ta shaje me gjth ropt e shtepise ,qe partia juaj i ka per zemer kete fjalor mi debile femer.

    Përgjigju
  • arjani: 10/04/2020 16:21

    JU NE PD jeni te gjithe balona tabake dhe tauke……….rrace kriminalo--hajdute dhe te kastruar menderisht...

    Përgjigju
  • alo alo: 10/04/2020 16:16

    Sali Berisha kundrejt femrave : Ina Ramen -Kryeprokurore e Pergjithshme e Shqiperise, e quajti : Lavire Bulevardi! Lindita Nikollen -Ministre e Arsimit e quan Ndrikull Vila! Ajola Xoxen -gruan e Erjon Veliajt, e quajti kurve e prostitute! Po per Ministren e vet, Majlinda Bregun a e mban mend qe e quajti dashnoren e Fleckenstein-it, moj Pampuri ? Po policen qe humbi gishtat ne krye te detyres nga ata langaraqet e partise suaj, a e mban mend qe e quajti Ndrikull ? Keto e te tjera i ka nxjerr nga goja e vet se ka edhe shume te tjera qe jane sulmuar e share e perdhunuar me urdher te tij. Dhe jo vetem shqiptare se e mban mend edhe Vlahutinin besoj. Prandaj para se te quash agresiv stilin e Rames se quajti kolegen 'Balona Tabake', kerko falje per sharjet e Liderit qe ti perfaqson. Vetem keshtu behesh e besueshme.

    Përgjigju
  • PANPERSI PLEQVE: 10/04/2020 16:01

    KJO PAMPERSI PLEQVE ME ORIGJIN INDJANE ËSHTË MJEKE SA NJË NJË LOP A E KENI PAR KTË FUNDRIN INDJANE TË VESHI BLUZËN E BARDH E TË NDIHMOJ NJËRZIT NË NEVOJ. PO KJO DEL E DRIDHET E SPËRDRIDHET E VETËM LEF SE ME LEFJE E KA TASIN E SUPËS TË GARANTUAR. PTY RAC E POSHTËR .

    Përgjigju
  • Hahaha: 10/04/2020 15:51

    Dolen pulat e PF tani me radhe te kakarisin pastaj shkojne e hane ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!