1623142831_kim.jpg

Pas ftesës së ambasadores amerikane, Yuri Kim për një kafe dhe një bisedë në ambasadë, komentuesi i cili e quajti “kineze”, plot entuziazëm pranoi ftesën.

Ai shprehet se ndihet njeriu më me fat në botë në Shqipëri, pasi është i pari që merr një ftesë zyrtare nga Ambasada për një kafe.

Në komentin e tij, ai shkruan se e vlerëson shumë këtë ftesë dhe se mezi pret të diskutojnë së bashku.  

“Jam njeriu më me fat në Shqipëri! Askush nuk ka marrë një ftesë publike nga Ambasada Amerikane për një kafe dhe një bisedë të sinqertë! Unë e vlerësoj shumë ftesën tuaj zonjë, ne do të flasim për kulturat tona dhe të tjera. Zoti bekoftë Amerikën.”, shkruan komentuesi.

 


Lajmi kryesor:

E quajti kineze, Kim e fton komentuesin në ambasadë: Ju mirëpres t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim