E quajti ku*vë pa shije, Xhensila nuk ja lë mangut Linda Reit: Të ka dënuar Zoti (Foto)

E quajti ku*vë pa shije, Xhensila nuk ja lë mangut Linda Reit: Të ka dënuar Zoti (Foto)

Ish-banorja e Big Brother Xhensila Pere dhe Linda Rei

Një inat i kohëve të kaluara është rikthyer fuqishëm dy ditët e fundit. Pasi Linda Rei postoi disa video dhe foto ku e quante ish-banoren e Big Brother “ku*vë pa shije” dhe “një aktore pornoje”, Xhnesila Pere ka vendosur të mos ja lërë mangut.

Ajo ka bërë një status të gjatë në Insastory ku shprehet se i vjen shumë keq për Lindën dhe jetën që Zoti e ka dënuar të bëjë.

Foto e publikuar nga Xhensila Pere

“E dashur Linda Rei. Po të shkruaj me keqardhje, duke parë se deri ku arrin ligësia dhe urrejtja jote. Është e frikshme dhe e tmerrshme mënyra se si i urren femrat edhe pse ke shpenzuar për të qenë e tillë. Nuk është faji im që Zoti mendoi për ty këtë jetë, por të paktën përpiqu ta shkruash pak vetë fatin tënd. Por jo kështu, jo duke u përpjekur të fundosësh të tjerët sepse e dashur, ofendimi që vjen nga balta nuk të bën pis.

Portalet do mbarojnë punë me ty, aq sa të marrin ato klikimet, u shfrytëzove aq sa u rrit shikueshmëria por aq e pate, aq ishte. E tani? Tani do merresh me 'Xhensilat'. Gabim Linda! Nuk fitohet vëmendja kështu, duke treguar se sa e ulët je, çfarë fjalori ke por futju punës, jo "punës" që di, por investo tek vetja!

Ndjej keqardhje për ty, asgjë më shumë, sepse e di që disa lloj ndjesish janë të lindura dhe nuk blihen apo fitohen. Nuk pres asgjë tjetër nga ti përveç urrejtjes. Më vjen keq që s'mund të jesh dot kurrë ajo që pretendon!"- përfundon Pere.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen