78 gjoba në vetëm dy orë/ Nuk u japin përparësi këmbësorëve, policia rrugore ndëshkon drejtuesit e mjeteve (VIDEO)

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në kryeqytet në funksion të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018”.

Nga pamjet e publikuara nga policia rrugore, bëhet me dije se më shumë se 78 masa administrative janë vendosur në vetëm dy orë.

Kjo për shkak se nga verifikimet dhe monitorimet në terren evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi këmbësorëve, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kontrollet në funksion të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” po vijojnë në kryeqytet me kontrolle të përqendruar për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në rrethrrotullim dhe përparësitë ndaj këmbësorëve.

Kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit, janë përqëndruar në rrugët dhe rrethrrotullimet kryesore të evidentuara si “zona me trafik të rënduar ” për shkak të mosdhënies së përparësisë sipas sinjalizimit të vendosur nga Enti Pronar i rrugës.

Nga verifikimet dhe monitorimet në terren evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët, ndërkohë që të njëjtët drejtues mjetesh nuk hezitojnë të kritikojnë prezencën 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 24/08/2018 20:10

    Ca jan keto gjoba pas shkurres?Ca boni keshtu re,qendroni ke vijat e bardha dhe kapi kap-mat.Ai qe eshte nisur per mos ta zbatuar rregulloren do e coj der ne fund me ty pa ty.Tamam lojra kalamajsh kuka-fsheti.Kushedi sec boni kur mblidheni dhe sesi i tregoni historite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave