E quajti LSI shpk, Gjosha-Bashës:
Tentove të bësh biznes me kanaçet

E quajti LSI shpk, Gjosha-Bashës:<br />Tentove të bësh biznes me kanaçet
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të PD-së, Basha, se LSI është një shpk e Ilir Metës.

E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në “REPORT Tv”, Gjosha u shpreh se Basha nuk mund të flasë për sh.p.k sepse kur kishte drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kërkoi të kthente në biznes edhe mbledhjen e kanaçeve të Coca Cola-s.

“Është për të ardhur keq që fushtat elektorale janë kthyer në fushata batutash.
Është për të ardhur keq dhe mënyra e batutës që përdoret. Unë nuk kam bërë asnjëherë fushatë agresive për të kaluar në fyerje partiake apo personale, por më mirë të themë se kur kam punuar në Bashkinë e Tiranës kur udhëhiqej nga Basha, e vetmja pikëpyetje që vija në lidhje me shpk-të ishte se edhe mbledhja e kanaçeve të Coca Cola-s po kërkohej të kthehej në një biznes, kështu Basha nuk mund të flasë për sh.p.k”, u shpreh Gjosha.

Ndërkoh e pyetur për objetiviat e LSI, Gjosha u shpreh se LSI nuk është më një parti e vogël por një parti që konkurron fare mirë me dy partitë që dikur konsideroheshin si partitë e vetme të mëdha.

“Ne i kemi të gjitha mundësitë për të qenë forcë e parë, sepse me ne Shqipëria do të ketë drejtimin e duhur, fokusim në shoqërin shqiptare, do të fokusohemi te punësimi i të rinjëve.
Programi i LSI është shumë real. Është një program me këmbë në tokë. Përveç të rinjëve kemi një program të fokusuar tek gratë, për ata sidimos që nuk kanë edhe bashkëshortin, për të marrë ndihmën e plotë ekonomike si edhe për të qenë pjesë e biznesit. Gratë duhet të përfaqësohen në biznes në 45 %  dhe kjo do arrihet në katër viet e ardhshme” tha Gjosha

Ndërsa për sa i përket ndonjë koalicioni të mundshëm me partinë socialiste, ministria tha se nuk ka pasur nje ftesë zyrtare për vazhdimësi të koalicionit.
“ Të kërkosh një marrvëshje në media është diçka tjetër dhe të kërkosh një marrveshje zyrtare është një tjetër. Ne nuk kemi bërë asnjë llojë parashikimi, më vonë pas zgjedhje do diskutohen këto çështje tani jemi të fokusuar te fushata” u shpreh ministria.

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja