LUSHNJE - Një ditë pasi deputeti i Lushnjes Erion Braçe adresoi akuza fyese ndaj shefit të Qarkullimit Rrugor në këtë qytet, shefi i rrugores Julian Balliu thotë për Shqiptarja.com se nuk ka konflikte me Braçen. Ai thekson se video e publikuar në Shqiptarja.com ku shfaqet deputeti socialist Braçe në një takim elektoral në Lushnje, nuk ka nevojë për koment. Në këtë video amatore Braçe thotë se shefi i qarkullimit është rrugaç dhe se ankesat ndaj tij ja ka bërë të ditura edhe qeverisë.
“Nuk kam asnjë konflikt personal me deputetin Erjon Brace dhe nuk e di arsyen se përse është shprehur në atë mënyrë për mua. Ajo video nuk ka nevojë për koment. Deputeti ashtu e ka menduar ashtu u shpreh, nuk kam koment” – thotë Balliu për Shqiptarja.com.
Ndërsa burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se mes shefit të qarkullimit dhe deputetit mund të ketë ndonjë fërkim apo hatërmbetje të mëparshme. Efektivi Julian Balliu në Lushnjë shquhet për gjobvënie dhe nuk fal askënd që kap me shkelje.
Gjatë takimit elektoral banorët u ankuan tek deputeti Brace lidhur me gjobat e vendosura nga Policia Rrugore ndaj furgonëve të linjës në qytetin e Lushnjes.
Shqiptarja.com mëson se këta furgonë janë gjobitur pasi nuk ndalojnë në vendqëndrimet e tyre, por ku të munden. Përpos kësaj, një tjetër problem është se Bashkia nuk ka vënë tabela që të përcaktojë se ku duhet të qëndrojnë furgonët e linjës.
Ky denoncim i qytetareve shkaktoi edhe shpërthimin e deputetit Brace në sharje dhe ofendime ndaj efektivit Balliu.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com