Në kampin e Partisë Demokratike, zgjedhjet e brendshme për kryetar të partisë, kanë nxitur më tej përplasjet. Pasi Adriana Kalaja e quajti Evi Kokalarin “të çmendur” e që sulmon nga mëngjesi në darkë PD, aktivistja amerikano-shqiptare ka reaguar me një status në rrjete sociale.

“Kush ka qenë pjesë e PD-së? Evi Kokalari, një e çmendur që nga mëngjesi deri në darkë merret duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike”, tha Kalaja në një intervistë në RTSH.

Në postim, Kokalari akuzon Adriana Kalanë se ka punuar dikur për ish-presidentin Ilir Meta, ndërsa ky më pas e bëri pjesë të PD nëpërmjet “kryetarit në hije” Shkëlzen Berisha. Po ashtu, aktivistja hedh akuza se Kalaja dhe Këlliçi kanë punuar për interesat e Ilir Metës, i cili sipas saj kërkonte të merrte kontrollin e PD-së.

Postimi i plotë i Evi Kokalarit

Duhet postuar pa komente, por nëse doni ta dini si u bë kjo (ish) kryetare e gjykatës së PD-së:

Mori Ilir Metën në telefon atë ditë, sepse kjo për Metën punonte te teatri; Meta e futi në Këshillin Kombëtar, sepse në atë kohë kishte plane të merrte PD-në nëpërmjet Belind Këlliçit.

Meta i tha: merr Shkëlzen Berishën në telefon. Shkëlzeni mori Flamur Nokën dhe i tha: fut Kalanë në garë… në garë kundër ish-avokates time që kishte tërë jetën në PD (që nga 1991)…

Pra, masivisht ofenduan një PD-iste të vërtetë dhe pedagoge në Juridik, dhe futën këtë me shkollë nate si fituese LOL.

Kjo është provë shtesë për SPAK se si kontrollohet PD-ja nga ‘kryetari në hije’ Shkëlzen Berisha.