E rëndë, familja shqiptare me dy fëmijë të mitur hidhet në rrugët e Francës

E rëndë, familja shqiptare me dy fëmijë të mitur hidhet në rrugët e Francës

Një familje azilkërkuesish shqiptarë me dy fëmijë të mitur po përjeton momente tmerri në Francë, teksa është hedhur në rrugët e Nicës. Familja Zebi ka dy fëmijë të moshës 20-muajshe dhe 6-vjeçare duket se nuk është pranuar në Francë dhe rrezikon dëbimin drejt vendit tonë.

E kontaktuar nga e përditshmja franceze “Nice-Matin” në lidhje me çështjen e familjes shqiptare Zebi, azilkërkues të hedhur nëpër rrugët e Nicës në Francë, me dy fëmijë të moshës 20-muajshe dhe 6-vjeçare, Komuna e Alpes-Maritimes është përgjigjur mbrëmjen e së enjtes: “Nuk kemi çfarë të deklarojmë mbi këtë temë”.

Gazeta në fjalë ka shpresuar se do të dëgjojë konfirmimet apo mohimet e dokumenteve të cilat i posedon, kushtet e sakta të dëbimit të tyre nga hoteli dhe të mësojë se si kanë reaguar shoqatat e ndryshme humanitare, nëse rastet e tilla të ngjashme janë realitet në vendbanimin e refugjatëve, përcjell albinfo.ch.

Shoqata franceze “Habitat et Citoyennete”, e cila i ka bërë publike këto fakte, pas publikimit të të dhënave të “Nice-Matin” i është bashkuar shoqatës “Tous citoyens!” të David Nakache.

Ajo ka konfirmuar ekzistimin e kësaj praktike nga ana e Komunës. “Kryebashkiaku i Alpes-Maritimes nuk prononcohet në lidhje me refugjatët, vetëm nëse bëhet fjalë për shoqërimin e numrit të tyre në kufi. Ai gjithashtu refuzon të përgjigjet kur shërbimet e tij hedhin në rrugë familje me fëmijë të moshave të ulëta. Megjithatë, kryebashkiaku pohon se e respekton ligjin, edhe pse ai personalisht ka qenë katër herë i dënuar nga drejtësia franceze dhe ka vepruar në mënyrë jashtëligjore. Si mund të vendosen fëmijët nëpër trotuare? Në çfarë shkalle të humanitetit kemi arritur? Vallë, a duhet sërish të shkojmë nëpër gjykata që të respektohet ligji”, ka nënvizuar shoqata “Tous citoyens”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot