E rëndë/ Ndërron jetë foshnja e porsalindur në Tiranë, i ati kallëzon në polici mjekët: Nuk i dhanë kujdesin e duhur mjekësor

E rëndë/ Ndërron jetë foshnja e porsalindur në Tiranë, i ati kallëzon në polici mjekët: Nuk i dhanë kujdesin e duhur mjekësor

Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Tiranë. Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në maternitetin e ri të Tiranës.

Detajet janë të pakta, ndërsa referuar njoftimit paraprak të policisë gjithka ka ndodhur si pasojë e përkeqësimit të shëndetit por babai i foshnjës A. Z , 26 vjec, ka bërë një kallëzim ndaj mjekëve në komisariatin, me pretendimin se nuk i kanë dhënë kujdesin e duhur mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur në mënyrë të plotë rrethanat e vdekjes së foshnjës. Ndërkohë Report TV u interesua për ngjarjen në maternitetin “Koco Gliozheni”, por nuk mori asnjë përgjigje.

“Paraprake: Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton Policia.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it