E rëndë në Angli, 52 vjeçari vret infermieren dhe dy fëmijët e saj të mitur

E rëndë në Angli, 52 vjeçari vret infermieren dhe dy fëmijët e saj të mitur

Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Northamptonshire të Anglisë ku është ka humbur jetën infermierja 35 vjeçare, Anju Asok dhe dy fëmijët e saj Jeeva Saju 6 vjeç dhe Janvi Saju 4 vjeç. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme ku mamaja dhe dy vajzat e saj u gjetën të pajeta pranë një blloku apartamentesh.

Policia ka arrestuar një 52 vjeçar si të dyshuarin kryesor për vrasjen e ndodhur. Ndërkohë sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat e huaja, mësohet se infermierja u gjet e vdekur në vendin ku ishte sulmuar, ndërsa dy fëmijët e saj ndërruan jetë pasi mbërritën në spital

Ende nuk ka asnjë informacion mbi shkakun që ka çuar në kryerjen e krimit të rëndë. Policia britanike thekson se 52 vjeçari i arrestuar, është personi i vetëm i vënë nën hetim për ngjarjen kriminale.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës